Sinani merr pjesë në konferencën për energji alternative në Stamboll
Gjilan – Begzad Sinani po merr pjesë në konferencën dhe panairin për energji alternative në Stamboll të Turqisë.
Sinani ka thënë se në këtë konferencë po prezanton mundësitë që ofron komuna e Kamenicës. “Ne tanimë veç kemi filluar projektin e parë në këtë lëmi në Kikë dhe po presim që së shpejti të filloj edhe në Novosellë. Do të vazhdojmë zgjerimin e projekteve tjera në pjesë të tjera të komunës. Kamenica do të marrë primatin e komunës së gjelbër me investimet e energjisë alternative me erë dhe solare” ka shkruar Sinani./rajonipress/




