Mobi Casa

Nuri Seferi në ring më 26 dhjetor

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Kampioni evropian në kategorinë WBO dhe numri 4 i botës në “CruiserWeight”, Nuri Seferi, do ta zhvillojë duelin e radhës më 26 dhjetor në Bern të Zvicrës.

Lajmin e kanë konfirmuar mediat e kryeqytetit të Zvicrës, duke zbuluar se Nuri Seferi do ta zhvillojë duelin kryesor në këtë mbrëmje tradicionale zvicerane të Krishtlindjeve.

Pas një dueli shumë të shkurtër në Shkup, ku e ndali serbin Nenand Stankoviq që në raundin e parë, “Tysoni Shqiptar” do të rikthehet në Bern për një duel tjetër spektakolar.

FIDANISHTJA

Zvicra në natën e dytë të Krishtlindjeve në mënyrë tradicionale organizon një eveniment të boksit. Kësaj radhe organizatorët kanë kërkuar që jetë ajka e mbrëmjes patjetër të jetë kampioni shqiptar, i cili prej vitesh jeton në Zvicër.

Në këtë mbrëmje pritet të luftojë edhe boksieri tjetër shqiptar i peshave të rënda Arnold Gjergjaj.