UBT

Jonuz Musliu pret në një vizitë zyrtare kryetarin e Komunës së Mitrovicës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Java e parë e majit, Luginën e Preshevës, e karakterizon edhe me një vizitë specifike, kësaj radhe nga kryetari i Mitrovicës së Kosovës, Agim Bahtiri, me bashkëpunëtorë.

Qëllimi i vizitës së kryetarit të Komunës së Mitrovicës jugore, institucioneve në Luginë të Preshevës, ishte njohja për së afërmi me gjendjen aktuale politike dhe ekonomike në vend dhe mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë mes këtyre komunave më karakteristike në hapësirat shqiptare.

I pari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, e njoftoi për së afërmi mikun e tij Agim Bahtiri, për zhvillimet politike në Luginë të Preshevës, me theks të veçantë lidhur me ngjarjet e fundit, të cilat në masë të madhe kanë ngritur tensionet në këtë rajon dhe më gjerë. Gjithashtu, gjatë këtij takimi, u bisedua për gjetjen e rrugëve të përbashkëta për krijimin e një ambienti të volitshëm për bashkëpunim ekonomik, kulturor e arsimor, ngase këto komuna kanë nevojë për një stabilitet politik, si parakusht për zhvillim ekonomik.

Uji Dea

“Bashkimi i gjithë neve na forcon në rrugën tonë drejt integrimeve Europiane, duke i lënë pas ndarjet politike” – deklaroi Bahtiri. Mes kryetarëve Musliu – Bahtiri, u shkëmbyen dhuratat në shenjë respekti ndaj njëri-tjetrit, me shpresën e madhe se vizitat e këtij lloji në të ardhmen do të jenë më të shpeshta.

Vlen të theksohet se kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, gjatë kësaj dite të 5 majit, ka vizituar edhe udhëheqësit e pushteteve lokale në Preshevë dhe Bujanoc, duke u takuar veç e veç me kryetaren Ardita Sinani dhe Shaip Kamberi, njofton Shërbimi për Informim i KKSH, në Bujanoc./rajonipress/