Fundamenti

Gjilani shënon 32 vjetorin e rënies së heroit Zija Shemsiu

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Komuna e Gjilanit, ka bërë homazhe tek lapidari i dëshmorëve në fshatin Përlepnicë të Gjilanit në 32 vjetorin e rënies së dëshmorit Zija Shemsiu, që përkon edhe me 5 majin ditën e dëshmorëve.

“32 vjet më parë familja Shemsiu është angazhuar sikur edhe shumë familje të dëshmorëve dhe heronjëve për lirinë dhe çlirimin nga një okupator i cili për shqiptarët në Kosovë, përherë do të mbetet famëkeq dhe gjithmonë barbarë e torturues. Zija Shemsiu dhe bashkëveprimtarët e tij janë ata të cilët kanë qenë pjesë e celulave të para të lirisë së Kosovës, së bashku edhe me kontributin e dëshmorëve si Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Kadri Zeka e deri te vargu i gjatë i dëshmorëve dhe heronjëve të luftës së fundit të ’99-tës”, ka thënë pasi bëri nderimet nënkryetari i Komunës së Gjilanit Rexhep Kadriu.

Ai gjithashtu ka uruar të gjitha familjet e dëshmorëve për ditën e 5 majit, duke bartur mesazhin e falënderimit për kontributin e jashtëzakonshëm që ato si familje kanë dhënë për lirinë e Kosovës duke humbur më të dashurit e tyre.

Mobi Casa

Nga ana e tij në emër të familjes ka folur Shaban Shemsiu, vëllai i dëshmorit Zija Shemsiu, i cili ka falënderuar institucionet komunale për respektin e treguar duke kujtuar vendimin e Zijahit i cili ka deklaruar para organeve të hetuesisë në Beograd se “Më mirë dua armën më të mirë të botës, se sa të jem mbret i saj”.

“Kjo ishte ajo që neve si familje krahas dhembjes së madhe na ka dhënë krenarinë e pafund që kishim një familjar, vëlla dhe qëndrestarë të tillë nga Përlepnica dhe Gjilani”, ka thënë Shaban Shemsiu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.