ARKATANA

Gjilani vlerëson lartë efikasitetin e Shërbimit të Zjarrfikësve

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – “Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, ka bërë përgatitjet e duhura për menaxhimin e situatave të jashtëzakonshme për periudhën e parë të këtij viti dhe gjithashtu është përkujdesur që, falë mbështetjes së kryetarit të Komunës së Gjilanit, për pajisjen e shërbimit të zjarrfikësve me pajisje të domosdoshme”, ka thënë drejtori i kësaj drejtori Ensar Kadriu, në konferencën e sotme për media

Në raportimin e tij, Kadriu e ka vlerësuar gjendjen e qetë dhe të menagjueshme gjatë tre mujorit të parë të këtij viti, derisa ka përmendur edhe vështirësitë dhe sfidat që kishte kjo Drejtori në realizimin e detyrave që ka.

“Drejtoria jonë është në gjendje gatishmërie gjithnjë në bashkëpunim shumë të ngushtë edhe me Shërbimin e Zjarrfikjes dhe drejtoritë tjera të Komunës së Gjilanit në ofrimin e shërbimeve dhe krijimin e kushteve të sigurisë gjithnjë më të mira për qytetarët tanë. Njëkohësisht, kemi bërë edhe vlerësimin e gjendjes së sigurisë së objekteve të Komunës. Gjithashtu, kemi bërë edhe identifikimin e objekteve të braktisura nëpër qytet të cilat mund të paraqesin rrezik për qytetarët dhe pronën e tyre”, ka thënë mes tjerash drejtori Kadriu.

Një punë e vazhdueshme po bëhet nga kjo Drejtori, sipas tij, edhe në identifikimin e familjeve në nevojë për banim social, pastaj vlerësime të rreziqeve të ndryshme natyrore, por edhe aspekte të tjera të sigurisë.

ARKATANA

Ai ka uruar të gjithë zjarrfikësit për ditën ndërkombëtare të tyre, 4 majin, sikur që e ka vlerësuar lartë efikasitetin e këtij shërbimi, duke shtuar se për periudhën tre mujore në Gjilan pati 145 intervenime, ku përfshihen raste te zjarreve, asistencë pas aksidenteve, intervenime teknike etj.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ensar Kadiu, në fund, ka apeluar tek të gjithë qytetarët e komunës së Gjilanit, që edhe përkundër që do të bëhen fushata vetëdijesuese kundër zjarreve, të kihet kujdes dhe të ruhet prona publike e private nga përfshirja në zjarre.

“Lusim të gjithë qytetarët, që të jenë vigjilent dhe bashkëpunues me Komunën e Gjilanit për ruajtjen e pronës publike dhe asaj private nga përfshirja në zjarre. Bashkërisht duhet të punojmë në atë drejtim që rastet e zjarrit të jenë gjithnjë e më të vogla”, tha Kadriu. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.