PDK: Të shkarkohet Spasiq, Kllokoti të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme?
Gjilan – Partia Demokratike e Kosovës dega në Kllokot kërkon shkarkimin e menjëhershëm të Kryetarit të Komunës Sreqko Spasiqit pasi që të njëjtit i është vërtetuar dënimi nga Gjykata e Apelit të Kosovës, duke ja vërtetuar dënimin prej 10 muaj burgim me kusht çka të akuzuarit Sreçko Spasiq menjëherë i ndërpritet ushtrimi i funksionit publik në këtë rast nuk mund të qëndroj Kryetar i Komunës së Kllokotit pasi ligjet e Republikës Kosovës ja ndalojnë një gjë të tillë pasi ndaj Kryetarit Komunës është vërtetuar fajësia për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe i njëjti pas këtij vendimi duhet menjëherë të japë dorëheqjen e tij.
Partia Demokratike e Kosovës dega në Kllokot kërkon nga Ministria e Pushtetit Lokal që në rast që Kryetari i Komunës së Kllokotit Streqko Spasic të mos jep dorëheqjen e tij, menjëherë të iniciohet procedura e shkarkimit të Kryetarit Komunës Kllokotit nga ana e Ministrisë.
Kryetari i Komunës Kllokotit Streqko Spasicit duke qenë i dënuar dhe këtë dënim tani të verifikuar nga Gjykata e Apelit nuk mund të ushtrojë funksionin e tij të Kryetarit Komunës Kllokotit dhe menjëherë komuna e Kllokotit duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme thuhet në reagimin e PDK-së në Kllokot./rajonipress/


