ARKATANA

Haziri: Së bashku me mijëra njerëz, sot po e shënojmë rilindjen e madhe të Agim Ramadanit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Manifestimi treditor tradicional kulturor “Ditët e Agimit”, i cili i kushtohet figurës së dëshmorit të kombit, Agim Ramadani, në ditëlindjen e tij ka kulmuar me tubimin qendror madhështor në fshatin Zhegër të Gjilanit me moton “I këndojmë Agimit”, i cili është organizuar nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe Shoqatës Kulturore “Ditët e Agimit”.

Pos kryetarit Haziri dhe strukturave komunale, në këtë tubim madhështor kanë marrë pjesë edhe deputetë, bashkëluftëtarë të dëshmorit e përfaqësues nga jeta politike, institucionale e kulturore.

“Sot, së bashku me mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare, po e shënojnë rilindjen e madhe të Agim Ramadanit. Kjo rilindje ishte sinonim i lirisë. Agimi i sakrifikua për të jetuar shqiptarët bashkë, të lirë e të barabartë, pa e cenuar e kërcënuar askë. Jam i nderuar që sot jam pjesëmarrës në rilindjen e madhe të Agim Ramadanit, vendlindjen e tij, në Karadakun i cili sivjet shënon përvjetorin e madh të Idriz Seferit”, ka thënë ne fjalën e tij para të pranishmëve kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Fjalë përshëndetëse pati edhe ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, i cili tha se personalisht e ka admiruar Agim Ramadanin si shembull të ushtarit të zoti, si njeri i pastër dhe si ai që për bashkëluftëtarët është vëllai më i mirë që e ke afër.

ARKATANA

Ndërkaq, në emër të Brigadës “138 Agim Ramadani” ka folur Xhafer Gashi, duke thënë se Agimi ishte njeri i unitetit dhe se ai çdokund gjendej aty ku e kërkonte atdheu.

Kurse, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka deklaruar se është një ditë e gëzuar që sot nderohen me këngë e me poezi heronjtë e luftës, duke uruar që vepra e Agimit të shkojë e plotë në zemrat e çdo shqiptari.

Në emër të familjes Ramadani të pranishmit i ka falënderuar vëllai i Agimit, Jashar Ramadani, i cili u zotua se, si familje, do të vazhdojnë ta japin kontributin dhe përkrahjen e përbashkët në interes të të gjithë qytetarëve.

Tubimi “I këndojmë Agimit” është përmbyllur me një program të pasur kulturor-artistik, ku performuan këngëtarët të mirënjohur të estradës kosovare./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.