Fundamenti

Filluan punimet në ndërtimin e fushës sportive në Kabash të Vitisë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Kanë filluar sot punimet në ndërtimin e fushës sportive në oborrin e shkollës së mesme të ultë “Ndre Mjeda” në Kabash të Vitisë.

Me këtë rast kryetari Haliti ka inspektuar punimet e sapo nisura, ku ndër tjerash ai është pritur edhe nga banorët e këtij lokaliteti, nxënësit e shkollës, por edhe prijësit fetar mysliman dhe katolik.

Mobi Casa

Banorët e këtij lokaliteti, falënderuan kryetarin Haliti për këtë projekt duke potencuar se krijimi i fushës sportive është në interes të nxënësve por edhe të rinisë së këtij fshati./rajonipress/