FIDANISHTJA

Pa ndëshkimin e mafio-oligarkëve, nuk çlirohet Republika

/ 8 minuta lexim
Fundamenti

Pavarësisht faktit që po injorohen vazhdimisht nga institucionet e shtetit të Kosovës, mesazhet e faktorit ndërkombëtar, kërkesat që po vijnë në drejtim të shtetit tonë për shkapjen e shtetit dhe organit të akuzës dhe gjyqësorit, nga politika e kriminalizuar dhe mafio-oligarkia, përfaqësues të partive politike dhe analistët, konsiderojnë se ato kërkesa janë aq serioze saqë pa zbatimin e tyre Kosova e ka të mbyllur rrugën drejt Evropës.

LUFTIMI I KORRUPSIONIT, SFIDË E PATEJKALUAR PËR KOSOVËN

Badallaj: “Populli me këto banda politike, hajdutësh

“Kosova duhet të ndjekë shembujt e vendeve të rajonit, të cilat kanë nxjerrë ligje të veçanta apo kanë formuar organe të veçanta të ndjekjes me qëllim që të arrestohen ‘peshqit e mëdhenj’. Kjo është e pashmangshme edhe për Kosovën, sepse mafio-politika e ka kapur shtetin, ndërsa drejtësia në Kosovë është plotësisht nën kontrollin e kësaj mafio-politike”, potencoi deputeti Adem Salihaj.

Pavarësisht faktit që po injorohen vazhdimisht nga institucionet e shtetit të Kosovës, mesazhet e faktorit ndërkombëtar, kërkesat që po vijnë në drejtim të shtetit tonë për shkapjen e shtetit dhe organit të akuzës dhe gjyqësorit, nga politika e kriminalizuar dhe mafio-oligarkia, përfaqësues të partive politike dhe analistët, konsiderojnë se ato kërkesa janë aq serioze saqë pa zbatimin e tyre Kosova e ka të mbyllur rrugën drejt Evropës.

Edhe deputeti i Bundestagut gjerman, Josip Juratoviç, thotë se, përveçqë Kuvendi i Kosovës duhet ta ratifikojë Demarkacionin me Malin e Zi, çështje tjetër me shumë rëndësi është luftimi i korrupsionit dhe krimit në institucione të shtetit. Sipas deputetit Juratoviç, edhe Kosova në këtë rrafsh do të duhet të përfshihej nga ballafaqimi me krimin e korrupsionin e nivelit të lartë, duke marrë përshembull sindromin “Sanader”, ishkryeministrin kroat, i cili u dënua dhe vu në pranga për t’u përballur me drejtësinë për veprat penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar sa ishte kryeministër i Kroacisë.

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, thotë se sa i përket Demarkacionit është propozuar nga LDK-ja një zgjidhje e përshtatshme, e cila mund të jetë e pranueshme për të gjithë.”Nëse ka vullnet dhe qëllime të sinqerta, pa prapavijë politike, kjo është zgjidhja më e mirë për të gjithë, në të kundërtën vendi mbetet peng i inateve politike”, theksoi ai. Sa i takon sundimit të ligjit, ai pajtohet që Kosova duhet të ndjekë shembullin më të mirë të shteteve në rajon.”Kosova duhet të ndjekë shembujt e vendeve të rajonit, të cilat kanë nxjerrë ligje të veçanta apo kanë formuar organe të veçanta të ndjekjes me qëllim që të arrestohen ‘peshqit e mëdhenj’. Kjo është e pashmangshme edhe për Kosovën, sepse mafiopolitika e ka kapur shtetin, ndërsa drejtësia në Kosovë është plotësisht nën kontrollin e kësaj mafio-politike”, potencoi Salihaj.

ARKATANA

Image
Opozita mirëpret porositë antikorrupsion

Nënkryetari i AAK-së dhe shef i Grupit parlamentar, Pal Lekaj, thotë se sa i takon Demarkacionit qëndrimi i opozitës është shumë i qartë dhe arsyetimet janë botërisht të ditura, kurse sa i takon luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, që vjen si kërkesë e vazhdueshme nga miqtë ndërkombëtarë, është edhe një mbështetje e fuqishme për të cilën po deklarohet vazhdimisht edhe opozita, por janë partnerët e koalicionit që nuk po e bëjnë punën e tyre.”Çdo deklaratë, ngado që vjen, e cila për mesazh e ka kërkesën për ta luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, është e mirëseardhur dhe duhet të jetë e shëndetshme për politikën dhe institucionet e Kosovës dhe në këtë drejtim pajtohemi edhe me të gjithë ata miq për të cilët me të vërtetë brenga kryesore janë korrupsioni, krimi i organizuar, nepotizmi dhe familjarizimi në institucione, e që këtë vend po e lënë shumë mbrapa. Në vend se të kemi shtet ligjor dhe të ecim përpara në zhvillim dhe ofrim të perspektivës për qytetarin kemi stagnim”, theksoi ai. “Te ne është bërë praktikë e qeverisjes së keqe që të presë vetëm nga ndërkombëtarët dhe të mos interesohet asnjëherë që të bëjë diçka pozitive dhe me vetiniciativë nga qytetarët. Mirëpo, derisa këta njerëz janë në Qeveri dhe gjithçka u vjen si shuplakë serioze nga miqtë ndërkombë- tarë për këtë vend, unë konsideroj se nuk ka më kuptim që të qëndrojnë në atë pozicion të institucione, por duhet të tregojnë se nuk janë të denjë të qeverisin vendin, se nuk kanë fuqi politike për të luftuar të keqen e këtij vendi, prandaj vetëm largimi i tyre nga qeverisja do të ishte mundësi e re për ndryshimet pozitive”, tha Lekaj për “Kosova Sot”.

Të zbatohet ligji, Demarkacioni në rishikim

Eksperti i së drejtës, Riza Smaka, po ashtu thekson se sa i takon Demarkacionit të apostrofuar nga deputeti gjerman ai ka të drejtë dhe ky proces duhet të ndodhë, por vetëm pasi të jenë rishikuar dhe evituar gabimet e bëra në procesin e tanishëm, kurse sa i takon idesë së luftimit të krimit dhe korrupsionit, duke filluar nga kupolat e larta institucionale, sipas sindromit “Sanader” në Kroaci, kjo do të ishte një zgjidhje më e duhur që i nevojitet edhe shtetit të ri të Kosovës.”Deklarata e deputetit gjerman, Josip Juratoviç, është reale, sepse përkon plotësisht me realitetin e tanishëm në Kosovë dhe nuk është rasti i Demarkacionit kushti ultimativ as imperativi kryesor për të fituar shteti i Kosovës perspektivën evropiane, përkundrazi është krimi i organizuar dhe korrupsioni dhe një varg dështimesh të tjera, sikur pasurimi pa bazë nga paraja publike dhe aferat e ndryshme qeveritare ku bëhem transaksione të dyshimta dhe nga të cilat humbin rastet në gjykata, e ku favorizohen personat të cilët kanë bekgraund dubioz. Tani po shihet ashiqare që pa një ndërmarrje të masave adekuate ligjore, në harmoni me ligjin e aplikuar, duke u nisur nga kreu i shtetit dhe tutje, nuk mund të pritet asnjë kthesë dhe asnjë shpresë pozitive”, u shpreh ai.”Ne edhe Mali i Zi mund të hyjmë edhe në NATO pa përfunduar çështjen e Demarkacionit, sepse kanë hyrë deri më tani edhe Sllovenia edhe Kroacia, edhe pse nuk e kanë të rregulluar tërësisht kufirin me fqinjët, por pengesa është te lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Askush në Kosovë nuk është kundër Demarkacionit si parim i rregullimit të raporteve ndërshtetërore, por vetëm mbi baza dhe kritere të pranueshme për të dyja palët, jo me kriteret që janë aplikuar tani për tani në dëm të territorit të Kosovës”, tha Smaka për “Kosova Sot”.

Pasojat e rënda të pushtetit të kriminalizuar

Profesori Muhamet Kelmendi thotë se çështja sa po merren për bazë kërkesat dhe sinjalet serioze të ndërkombëtarëve, kryesisht po varet nga interesat e grupeve informale politike të krijuara në Kosovë.”Nuk ka rast që faktori i brendshëm, pozita kryesisht, nuk thirret dhe nuk mbështetet në deklaratat që vijnë, qoftë nga BE-ja apo RF e Gjermanisë, apo qoftë edhe nga SHBA-ja, por ato shumë pak ose fare përfillen, pothuajse askund nuk kanë gjetur zbatim”, tha ai.

Kelmendi konstaton se në këtë lojë janë dy çështje, që ka mendime të ndryshme dhe nga brenda po interpretohen ndryshe, qoftë sipas pozitës apo të opozitës. “Te Demarkacioni është e mbushur tërë skena politike me mendimet e faktorit ndërkombëtar mbi gjoja se është qëndrimi që marrëveshja e tillë duhet të kalojë në Kuvend. Ndërsa, te çështja e krimit dhe korrupsionit mendimet dhe qëndrimet që vijnë nga jashtë nuk po merren për bazë, madje as që po diskutohen, tamam sikurse vendi mos të ketë fare këtë fenomen dhe këtë plagë të madhe”, theksoi ai. “Pozita po e respekton vetëm Demarkacionin, opozita është duke i respektuat kryesisht mendimet kundër krimit dhe korrupsionit si dukuri. Mirëpo, duket që kjo e fundit ka më shumë të drejtë, sepse pa marrë masa penale kundër të korruptuarve dhe kriminelëve kurrë vendi nuk shërohet nga gjendja ku ka rënë, për shkak të pushtetit të kriminalizuar në Kosovë”, tha Muhamet Kelmendi. Ai ka pohuar se për këtë fakte ka mjaft dhe kjo shihet nga pasuria që e kanë krijuar./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.