Fundamenti

Eni Koçi ndryshon stil

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Këngëtarja e njohur Eni Koçi pak muaj më parë publikoi projektin e saj më të ri “Your Love”, këngë e cila u prit mirë nga publiku dhe ka marrë mbi 2 milionë klikime.

Eni u shfaq më e bukur dhe joshëse se asnjëherë krejt tjetër në klipin e saj të ri, ndonëse në të shfaqej vetëm një skenë, në të cilën bien në sy flokët e saj me volum.

E kur jemi te flokët, duket se kjo pjesë është shumë e rëndësishme për këngëtaren, dhe përpiqet në maksimum që t’u kushtojë kujdesin e duhur.

Fundamenti

Së fundmi, ajo ka bërë të ditur përmes një video të publikuar në InstaStory, se ka vendosur që një pjesë të tyre t’i lyejë me ngjyrë të kaltër.

Rezultati në fund ishte i kënaqshëm, pasi flokët e këngëtares dukeshin vërtet bukur me ndryshimin e ri, pa e humbur volumin dhe shkëlqimin e tyre.

Me këtë stil të ri, Eni duket vërtet edhe më joshëse. /Telegrafi/