Haliti inspektoi projektet infrastrukturore në qytetin e Vitisë
Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka inspektuar sot punimet në rregullimin e trotuareve në disa pjesë të qytetit të Vitisë, konkretisht trotuarin për skaj të lumit “Morava e Binqës” si dhe pas shtëpisë së Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti.
Me këtë rast ai është takuar me banorë të cilët jetojnë në këto vende të cilët shprehën falënderimin për këto projekte infrastrukturore qe sipas tyre po ndikojnë pozitivisht në lëvizjen e lirë të qytetarëve./rajonipress/


