Hidromorava

Ja sa mijëra euro të falsifikuara u futën në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kosova viteve të fundit është bërë pjesë e shteteve që bien viktime e depërtimit dhe qarkullimit të parave të falsifikuara, nga të cilat më së shumti dëmtohen bizneset e vogla të cilat janë cak i personave që i fusin në qarkullin këto kartëmonedha të falsifikuara.

Sipas statistikave të Bankës Qendrore të Kosovës, gjatë vitit të kaluar nga autoritetet e sigurisë janë konfiskuar mbi 43 mijë euro në raste të ndryshme.

Zëdhënësi i BQK-së, Besnik Kada ka thënë për Indeksonline se të dhënat për paratë e falsifikuara që kanë depërtuar në vendin tonë sigurohen në baza gjashtë mujore ku të dhënat paraprake flasin për periudhën kohore të vitit të kaluar.

“Të dhënat Statistikore si Bankë Qendrore i marrim nga Laboratori i Forenzikes së Kosovës në baza 6 mujore. Këto para të falsifikuara janë konfiskuar në raste të ndryshme nga autoritetet e sigurisë duke përfshirë që nga bizneset e deri tek konsumatorët si viktima”, ka thënë Kada.

Sipas statistikave të BQK-së sa i përket kartëmonedhave euro të falsifikuara dhe që janë konfiskuar në nivel Kosove gjatë vitit 2016-të , të ndara sipas denominimeve janë si në vijim :

Denominime ( prerje) 500 euro janë konfiskuar 9 copë

Denominime ( prerje) 200 euro janë konfiskuar 17 copë

Denominime ( prerje) 100 euro janë konfiskuar 95 copë

Denominime ( prerje ) 50 euro janë konfiskuar 429 copë

United Hospital

Den. ( prerje ) 20 euro janë konfiskuar 184 copë

Den. ( prerje) 10 euro janë konfiskuar 67 copë

Denominime ( prerje ) 5 euro janë konfiskuar 23 copë

Gjithsej në total janë konfiskuar 824 copë Kartëmonedha të falsifikuara.

Ndërsa sa i përket monedhave euro të falsifikuara dhe që janë konfiskuar në nivel Kosove gjatë vitit 2016-të , të ndara sipas denominimeve janë si në vijim :

Prerje 2 euro –janë konfiskuar 71 copë

Prerje 1 euro- janë konfiskuar 25 copë

Prerje 0.5 euro – janë konfiskuar 27 copë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.