Tifozi që ra nga ndërtesa është Birand Sherifi
Gjilan – Në Javën e 28 të Superligës së Kosovës në futboll në mes Dritës e Ferizajit është fat shumë i madh për adoleshentin Birand Sherifin i cili nuk kaloi me fatalitet.
Birandi bie nga kati i dytë i ndërtesës jashtë stadiumit, por Policia Rajonale e Gjilanit ka intervenuar me shpejtësi të madhe së bashku me ndihmën e parë e cila gjendej në fushë për ta dërguar në Spitalin Rajonal të Gjilanit.
Nuk është kjo hera e parë që fëmijët lëndohen në fushë në pamundësi për të paguar biletën ata kërkojnë mënyra të ndryshme për të përcjellë idolët e tyre në fushë.
Pas këtij incidenti kryesia e KF Drita ka marrë vendim që duhet përshëndetur që gjdo fëmijë gjerë në moshën 16 vjeçare t`i përcjell ndeshjet pa pagesë
KF Drita dhe tifozët e sajë “Intelektualët” , Birandit i kanë dëshiruar shërim sa më të shpejtë ndërsa siç mësohet gjendja e tij është stabile./sylejman ismajli/rajonipress/

