FC Stublina tregohet e fortë, mposhtë Dardanët
Gjilan – Dueli mes Dardanëve dhe FC Stublinës ishte tejet interesant në bazë të pozitave që ndodhen këto dy skuadra. FC Stublina ka dal fituese duke e mposhtur klubin Dardanët me rezultat 5:0.
Në kuadër të xhiros së 9 takimi më i rëndësishëm që zgjoj kureshtje tek publiku ishte padyshim ai në mes të FC Stublina dhe klubit Dardanët.
Sipas organizatorit rruga për Playoff është e vështir kështu që ky duel ishte interesant meqë asnjëri ekip nuk e dëshiron humbjen.
FC Stublina fitoi xhiron e kaluar ndërsa Dardanët pas humbjes javën e kaluar këtë javë nuk e dëshironin të njëjtën. Por FC Stublina e cila po tregohet e fortë dhe e kujdesshme mposhti bindshëm klubin e Dardanëve me rezultat 5:0./rajonipress/





