LVV: Debëlldehu si dëshmi e papërgjegjësisë së organeve komunale!
Viti – Qeverisja aktuale vazhdimisht ka dëshmuar se nuk ёshtё qeverisje nё baza të drejta qytetare, kёtё qartazi e flet realiteti i cili ёshtё i vёrtetё dhe i mjaftueshëm për të vlerësuar kёtё nivel qeverisёs. Qeverisja ёshtё kryesisht mediatike, dhe klienteliste çka bie ndesh menjëherë me parimet e një qeverisje tё drejtё dhe tё paanshme dhe që krijon mundësi potenciale për aktivizimin e organeve të rendit thuhet në reagimin e LVV dega në Viti.
Dështimet e qeverisjes lokale s’kanë për tu ndalur, kёtё çdo ditё po e dëshmojnë parregullsitë e ndryshme tё qytetarëve. Nё vazhdёn e fshatrave tё cilat vuajnë prej papёrgjegjёsisё lokale ёshtё edhe fshati Debelldeh, i cili fshat ёshtё lёnё nё harresë qysh prej fillimit tё mandatit qeverisës.
Ky lokalitet përkundër premtimeve elektorale që kishte marr, sot vuan skajshmёrisht për mungesë tё investimeve vitale, tё cilat njëherit po ndikojnë që banorët e këtij lokaliteti tё braktisin vendin e tyre. Ky fakt fatkeqësisht s’po i shqetëson autoritetet lokale me nё krye me Sokol Halitin. Moskrijimi i kushteve elementare në këtë lokalitet është faktori bazë pse çdo ditë banorët e këtij lokaliteti braktisin vendlindjen e tyre. Përballë këtij fenomeni të ndihmuar prej qeverisjes Haliti, çdo ditë boshatisën shtëpitë në atë lokalitet.
Pra institucioni i cili ka për obligim tё krijojё kushte të dobishme për zhvillimin e jetesёs nё gjithë territorin e Vitisë, mungon nё detyrën e saj tё përcaktuar ligjërisht. Fshati Debelldeh, ballafaqohet me nevojat mё elementare duke filluar prej mungesës sё ujësjellësit, kanalizimit, mungesës sё një ambulance, meqë ka distancë të madhe deri në institucionin shëndetësorë në Viti. Madje vet institucioni shkollor i cili është nën kompetencën e DKA-s ёshtё nё mungesë tё ujit dhe mjeteve higjienike. Krejt kjo pёrshkak të dështimit të organeve përkatëse.
Pra ky fshat ёshtё i anashkaluar tërësisht edhe prej mungesës sё infrastrukturës së përgjithshme si dhe investimeve nё fushën e bujqësisë, e cila njëherit konsiderohet si i vetmi burim prej secilës krijohet edhe ekzistenca. Ky fshat aspak nuk ёshtё marr seriozisht nё kuptimin e investimeve dhe ndihmesave, dhe duke lёnё nё kёtё gjendje, qytetarët kanë hedhur një mal kritikash karshi qeverisjes aktuale, e cila po përfundon mandatin e saj dhe akoma s’ka ndёrmarrur asgjë. Si mund shpjegohet ky fakt, fshati Debelldeh, zotëron burime tё mjaftueshme të ujit për tё furnizuar gjithë Vitinë e këndej ёshtё nё mungesë pikërisht tё kësaj nevoje themelore?
Komuna me sjelljet e tyre prej përfitimit material dhe prej uzurpimit tё pronës publike e instalimit tё klientelizmit nё gjithë sektorët po dëshmon vazhdimisht se ka humbur detyrën për tё cilën edhe ka marr besimin qytetarë, pra për rregullimin e jetesës sё përgjithshme. Ne Lëvizja VETЁVENDOSJE! konsiderojmë se këto parregullsi dhe një varg i tjerave janë dëshmi se kjo qeverisje nuk gëzon as vizion e strategji tё qartë qytetare madje as aftësi për menaxhim me paranë publike.
Edhe njëherë ritheksojmë se kjo logjikё qeverisëse, duke përjashtuar nё esencë investimet nëpër tё gjithë lokalitetet, dëshmon për një mosgatishmëri si politike ashtu edhe morale, çka për vitiasit do tё shërben si argument për tё ndëshkuar kёtё pushtet” institucionalist”. Qeverisja s’mund të jetë kredibile kur vet akterët e institucioneve lëshojnë mirënjohje ndaj njёri tjetrit, si dhe duke privatizuar asetet e komunës.
Fatkeqësisht çdo sektor lokal dominohet tejet prej rrjetit klientelist, këtë jashtëzakonisht shumë po e pëson sektori i arsimit, tashmë edhe me instalimin e dy drejtorëve, njëri në Viti përkatësisht në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës”, dhe tjetri në Goshicё. Të dy këta drejtor të vendosur me direktivat e z. Halitit, janë anëtarë të kryesisë së LDK-së. Kjo dëshmon për një egoizëm të theksuar politik, gjë që nuk është atribut i një politikani ose qeverisje të mirëfilltë.
Sokol Haliti, nё bazë tё asaj çfarë dëshmohet vazhdimisht nё terren, ai vuan për ekspozim mediatik, dhe paaftësi menaxheriale me trupin social. Qeverisjen e përgjegjshme dhe kredibile natyrisht edhe tё afërt me brengat e qytetarëve e ndërton atёherё kur i përcakton-shtrinë investimet jo nё baza partiake, veçanërisht duke i priorizuar investimet nё çështje më tё nevojshme. P.sh. fshati Debelldeh ёshtё nё mungesë tё kushteve themelore, çka janë bazë për shoqërinë tonë. Lënja pasdore tё fshatrave nё kuptimin e investimeve ёshtё pasqyra themelore për tё vërtetën e kësaj qeverisje, njëkohësisht edhe për ambiciet e tyre materiale përfundon reagimi./rajonipress/


