Uji Dea

Bizneset që nuk u japin haraç partive politike i pret falimentimi

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Tash e një dekadë, plot biznese janë shuar, ndërsa të tjera janë hapur. Ekspertë të ekonomisë dhe deputetë të opozitës kanë vlerësuar se bizneset që shuhen janë kryesisht biznese të vogla, të cilat nuk mund t’i rezistojnë konkurrencës jolojale dhe monopoleve që ekzistojnë në tregun e Kosovës.

GRAPCI: Kompanitë monopoliste janë nën mbrojtje nga pushteti qendror dhe ai lokal

Tash e një dekadë, plot biznese janë shuar, ndërsa të tjera janë hapur. Ekspertë të ekonomisë dhe deputetë të opozitës kanë vlerësuar se bizneset që shuhen janë kryesisht biznese të vogla, të cilat nuk mund t’i rezistojnë konkurrencës jolojale dhe monopoleve që ekzistojnë në tregun e Kosovës.

Kryeshefi ekzekutiv në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, Gazmend Mejzini, ka treguar se gjatë vitit 2016 janë regjistruar mbi 10 mijë e 500 biznese, përderisa janë shuar 2379.

Ai, ndërkaq, nuk ka dhënë shifra për tremujorin e sivjetshëm se sa është numri i bizneseve që janë shuar. Sipas të dhënave të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), agjenci kjo që funksionon në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, thuhet se shuarja e bizneseve është 22 për qind në raport me bizneset e regjistruara. Por, ekspertët për çështje ekonomike thonë se mjedisi i pafavorshëm i të bërit biznes ka bërë që bizneset të shuhen. Edhe ekspertë për çështje ekonomike e konsiderojnë fenomen normal shuarjen e bizneseve, por, sipas tyre, në Kosovë ky trend ndodh për shkak të konkurrencës joligjore.

Ngarkesa të shumta për një biznes

Agim Shahini, lideri i AKB-së, tha se në Kosovë nuk është lehtë që të zhvillohet biznesi.”Këto biznese, të cilat regjistrohen, madje më pak se 50 për qind të këtyre bizneseve, nuk do të përfundojnë me sukses në fund të vitit. Këtyre do t’u ndalen iniciativat, do të kuptojnë se nuk kanë mbështetje nga bankat komerciale, institucionet shtetërore. Por, kanë ngarkesa që nga dita e parë, kur regjistrohen fillon taksa komunale e të tjera dhe këto janë vështirësi të një- pasnjëshme të bizneseve”, u shpreh ai.

Uji Dea

Lideri i AKB-së këshillon të gjithë ata që duan të hapin biznese të reja, paraprakisht duhet të mësojnë për rrethanat e pafavorshme në fushën e të bërit biznes, e më pas po deshën mund të futen në aventurën e biznesit.

Ndërkaq, bankieri Milazim Abazi sqaron se ka shumë arsye të shuarjes së një biznesi, por studimet e asociacioneve të bizneseve, me të dhëna në bazë të shifrave të sakta, po na tregojnë se te ne mund të jenë të suksesshme në veprimtari të ndryshme vetëm ato biznese që veprojnë e mbijetojnë në bazë të nepotizmit dhe korrupsionit. “Këto dukuri ndikojnë edhe në sektorin e shërbimeve, ngase bizneset që nuk kanë lidhje të tilla me politikën janë të detyruara të shuhen”, u shpreh ai.

Bankieri Abazi ka thënë se një ndër arsyet e shuarjes së bizneseve, kryesisht të vogla, janë bizneset e mëdha, të cilat janë të lidhura më politikën.

Mafio-oligarkët mbajnë peng zhvillimin

Eksperti i ekonomisë, Dardan Grapci, tha se pa u shkëputur ekonomia nga mafio-oligarkët politikë dhe mafiozëve biznesmenë, asnjëherë nuk do të kemi rritje të mirëfilltë të zhvillimit ekonomik në Kosovë.”Sundimi i ligjit nuk është duke u trajtuar siç duhet, sundimi i ligjit tek bizneset e mafiooligarkëve aspak nuk po zbatohet dhe as nuk po mundohen qeveritarët që t’i ndalojnë këta biznesmenë që e kanë kapur shtetin”, theksoi ai.

Sipas Grapcit, kompanitë e vogla janë në mbyllje e sipër, asnjë kompani e vogël nuk ka pasur sukses në Kosovë, për shkak se kompanitë monopoliste janë nën mbrojtje nga pushteti qendror dhe ai lokal.

Ndërsa ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Xhevdet Neziraj tha se ekonomia e Kosovës pas lufte ka pasur një rritje mesatare prej 3 për qind, ndërsa rritja më e madhe ekonomike ka qenë në vitin 2007, ku ka arritur në 4.5 për qind. “Edhe pse rritja ka qenë pozitive edhe në këtë vit prapë Kosova vlerësohet si vendi me papunësinë më të madhe në rajon dhe niveli i varfërisë është më i larti në rajon. Gjithashtu edhe bilanci tregtar është shumë i lartë, për shkak të rritjes së mëtutjeshme të importit nga kompanitë tona monopoliste”, u shpreh ai./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.