Vetëm “qortim gjyqësor” për Xhavit Hajdarin
Gjilan – Gjykata Themelore, divizioni për kundërvajtje në Gjilan i ka shqiptuar masën “qortim gjyqësor”, Xhavit Hajdarit me arsyetimin se i pandehuri ka kryer vepër të dëmshme dhe të rrezikshme që përbënë vepër kundërvajtëse, për të cilën nëse ai sërish kryen vepra të kësaj natyre atij do t`i shqiptohet dënim më i rëndë kundërvajtës thuhet në aktgjykimin e gjykatësit Menderes Behluli.
Xhavit Hajdari ish drejtor i spitalit të Gjilanit ka arritur të amnistohet nga prokurori Esat Ademi i cili më 02.06.2016 pushoj hetimet kundër tij me arsyetimin se nuk kishte prova të mjaftueshme për ta akuzuar atë ndaj kërcënimit që i kishte bërë themeluesit të rajonipress më 09.02.2016.
Prokuroria kishte bërë kërkesë në Gjykatën Themelore për fillimin e procedurës për kundërvajtje.
Gjykata Themelore divizioni për kundërvajtje në Gjilan më 22.02.2017 ka marrë vendimin që Xhavit Hajdari për ofendim ndaj themeluesit të Rajonipress për shkak se është përgjegjës që me datën 09.02.2016 ka prishur rendin dhe qetësinë publike në atë mënyrë që e ka ofenduar themeluesin e rajonipress (musa sabedini) duke e ofenduar me fjalët e rënda me çka ka kryer vepër kundërvajtëse sulm verbal, andaj Gjykata i shqipton Qortim Gjyqësor.
Sipas Gjykatës me këtë masë i bëhet me dije të pandehurit Xhavit Hajdari se ka kryer vepër të dëmshme dhe të rrezikshme që përbëjnë vepër kundërvajtëse për të cilën nëse ai sërish kryen vepra të kësaj natyre do t`i shqiptohet dënim më i rëndë kundërvajtës thuhet në vendimin gjykatësit Menderes Behluli.
Është shumë e paqartë sesi Prokuroria Themelore u tregua e paaftë dhe e dobët karshi këtij rasti të Kanosjes.
Rajonipress ka ndjekur të gjitha rrugët e mundshme ligjore duke menduar se në fakt ka ende prokuror të pa ndikuar nga politika dhe prokurori të afta e të guximshme. Ky rast e vënë në dyshim tej mase besueshmërinë ndaj këtij institucioni.
Themeluesi i Rajonipress ishte kërcënuar me fjalët :”Kam me të zhduk, kam me të kallë me ka krejt” e fjalë ofenduese që një njeri normal nuk do t`i bënte në qytet.
Prokurorisë në Gjilan i mbetet të profesionalizohet më shumë kur janë në pyetje sulmet ndaj gazetarëve sepse me këtë mentalitet rastet e kërcënimeve ndaj gazetarëve vetëm sa mund të rriten e shtohen./rajonipress/


