Fundamenti

Policia e Kosovës arreston në Gjilan dy persona të dyshuar për ‘kontrabandim me migrant’

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Prishtinë – Policia e Kosovës, konkretisht zyrtarë nga Policia Kufitare, pas një hetimi disamujor, nën dyshimin e bazuar se është duke u kryer vepra penale ‘kontrabandim me migrant’, kanë realizuar një operacion policor në rajonin e Gjilanit, me ç’rast kanë arritur të bëjnë arrestimin e dy personave të dyshuar.

Personat e arrestuar në këtë rast janë: S.R. lindur me 1971, shqiptar dhe S.A. lindur me 1974.

Personat e lartshënuar dyshohet se kanë kryer aktivitete kriminale, duke iu mundësuar disa shtetasve nga Afgani të migrojnë në mënyrë të paligjshme, duke përdorur territorin e Kosovës si rrugë tranzite për në shtetet perëndimore.

FIDANISHTJA

Dyshohet se gjatë kësaj periudhe kohore mbi 100 persona të moshave dhe gjinive të ndryshme janë kontrabanduar për në shtetet perëndimore. Me këtë rast dyshohet se personat e arrestuar kanë kryer veprën penale ‘kontrabandim me migrant’, Neni 170 i Kodit Penal të Kosovës.

Me urdhër të Gjykatës Themelore në Mitrovicë me datën 26 prill 2017, nga Sektori i Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare dhe me asistimin e Njësive Policore të stacionit policor në Gjilan dhe dy njësive të NJSO-së, është realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit të parë në Gjilan, ku gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit nuk është hasur ndonjë mjet i dyshimtë.

Pas intervistimit të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë me vendim të prokurorit të lëndës thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.