Eko Higjiena

Prej 100 golave Besart Berisha i zgjedh pesë më të mirët

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Sulmuesi kosovar, Besart Berisha përveç se është bërë golashënuesi më i mirë në histori të Australisë, ai ka shënuar edhe golin e 100-t jubilar në këtë kampionat, shkruan IndeksOnline.

Skuadra e Melbroune ka bërë një intervistë të shkurtër me lojtarin e përfaqësueses së Kosovës, duke zgjedhur pesë gola më të mirë dhe të rëndësishëm nga 100 sa ka shënuar gjithsej.

Golin e pestë: E ka zgjedhur atë të “Grand Final” ku ishte anëtar i Brisbane Roar dhe ndeshjen kundër Perth Glory shënoi golin e tij të parë në karrierë në një finale.

Goli i katërt: I shënuar me Melbrounin kundër Adelaide, goli i cili sipas kosovarit ishte mjaftë i vështirë për të shënuar.

Uji Dea

Goli i tretë: Kundër Westren sa ishte pjesë e Brisbane, edhe në atë takim ai shënoi në finalen “Grand”.

Goli i dytë: Me skuadrën e tanishme kundër Central Coast i cili ishte edhe goli jubilar i tij duke arritur shifrën e 100 golave. Për të cilat Berisha ndjehet tejet i lumtur.

Dhe goli i parë: Viti i parë në Melbroune shënoi në finalen e madhe të “Grand” duke ia dhënë epërsinë klubit të tij. Ky gol ishte tejet emocional për të./IndeksOnline/