Behrami kthehet në Serie A
Valon Behrami në fund të edicionit pritet të largohet nga Watford për t’u kthyer në Serie A.
Mesfushori i Watfordit, Valon Behrami pritet që nga edicioni i ardhshëm të luaj te skuadra e Serie A, Udinese, shkruan Sky Sport Italia.
Edhe Behrami thuhet se është i hapur për një kthim në Itali, kur dihet se me Watfordin ka kontratë deri në verë të vitit 2018.
Kujtojmë se për shërbimet e Behramit po ashtu po interesohet edhe skuadra zvicerane, Sion./Express/


