Spektakël i madh futbollistik të enjten në Koretin
Gjilan – Derbi i madh i rivalëve të vjetër në mes Bashkimit të Koretinit dhe Dardanës nga Dardana, ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm jo vetëm në rajonin e Dardanës por në gjithë Anamoravën e më gjerë.
Skuadra nikoqire Bashkimi të ënjtën në stadiumin e saj e pret rivalin e vjetër dhe kandidatin serioz për pozitën e parë Dardanën, kjo pozitë në Ligën e II grupi B shpije direkt në Ligën e Parë, ndërsa pozita e dytë jep mundësin e ndeshjes së barazhit me skuadrat e Ligës së Parë.
Në javën e kaluar skuadra e Bashkimit bëri hap të madh drejt titullit të kampionit pasi në Kaqanik mposhti Lepencin me rezultat 2-1, ndërsa skuadra e Dardanës në një ndeshje mjaft të përfolur ndau pikët me Kikën e Hogoshtit me rezultat të bardhë 0-0.
Kjo fitore dhe ky barazim ka bërë që “Portokallinjët” të shkëputën tri pikë ndaj Dardanës.
Në këtë derbi pritet numër rekord i shikuesve në stadiumin e Kretinit, ku do të udhëtojnë edhe tifo klubi i skuadrës mysafire.
Nënkryetari i KF Bashkimi, Muhamet Dërvishi, ka potencuar se skuadra e tij ka bërë të gjitha përgatitjet që ky derbi të zhvillohet në mënyrë sportive.
“Është një derbi me rivalitet të madh këtë derbi e bën edhe ma madhështor pozitat dhe rëndësia që kanë pikët nga ky ballafaqim, ne si klub kemi bërë të gjitha përgatitjet organizative ashtu siç kërkojnë rregullat e futbollit, shumë çka nga ky takim kristalizohet edhe pozitat e skuadrave pasi shumë pak ndeshje kanë mbetur dhe ne kemi një orar mjaft të përshtatshëm, fshati Koretin dhe strukturat udhëheqëse të klubit fton simpatizuesit e dy skuadrave që të jetë gjithçka në kufijtë e Fair Play, ndërsa neve si klub na mbetet të dëshmojmë se mund të organizojmë ndeshje dhe spektakël të këtij lloji”./rajonipress/


