Fundamenti

Kanë filluar punimet në ndërtimin e objektit të stacionit të autobusëve në Viti

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Kanë filluar sot punimet në rivitalizimin e stacionit të autobusëve në Viti, me që rast parashihet ndërtimi i objektit me standarde në mënyrën më bashkëkohore.

Në ceremoninë e fillimit të këtyre punimeve, ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës Sokol Haliti, i shoqëruar edhe nga kryesuesi i Kuvendit komunal Naim Pira dhe drejtorë të drejtorive etj.

FIDANISHTJA

Duke uruar gjithë qytetarët për këtë projekt, kryetari Haliti ka theksuar se ai ka një rëndësi shumë të veçantë pasi që do të ofroj kushte më të mira si për qytetarët, po ashtu edhe për kompanitë e transportit publik, pasi që deri më tani kushtet kanë qenë tejet të vështira.

“Ne kemi qenë të përkushtuar që zgjidhim problemin e transportit publik, respektivisht ofrimin e kushteve më të mira, pasi që deri më tani qytetarët janë detyruar të presin në kushte të pavolitshme pasi që ka munguar objekti. Si do që të jetë, me këtë projekt synojmë edhe të forcojmë lidhjet me komunat fqinje, të krijojmë linja te reja edhe me kryeqytetin por pse jo edhe me Tiranë, Shkup etj.”, ka thënë Haliti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.