Hidromorava

Drita edhe më tutje në zonën e barazhit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Futbollistët e Dritës kanë zhvilluar ndeshjen e javës së 27 të Vala Superligës së Kosovës në Skenderaj, duke u mposhtur nga Drenica me rezultat 2-0.

Futbollistët e Dritës kurrsesi ti ikin pozitave të cilat ju ikin ndeshjeve të barazhit, ata edhe pse sot zhvilluan një ndeshje mesatare pësuan humbje duke u thelluar edhe më shumë në zonën e rrezikshme të tabelës.

Vendasit mjaft mirë e filluan ndeshjen, Taulant Dajaku në minutën e 7 dhe të 9-të, dy herë provon por nuk gjen rrjetën e portierit të Dritës Halimit.

Futbollistët e Dritës të vetmin rast në pjesën e parë e kishin kur Dragusha gjuan bukur por portieri Sadiku mbron.

Kur të gjithë menduan se pjesa e parë do të përfundon me rezultat të barabartë, në minutën e 42-të Granit Arifaj shënon duke sjell Drenicën në epërsi.

Uji Dea

Në pjesën e dytë futbollistët e Dritës bënë përpjekje së paku të barazojnë rezultatin, por në minutën e 63 dhe 73 mesfushori Nderim Nexhipi nuk shënon.

Moment diskutabil ishte minuta e 81 kur Drita shënon, por gjyqtari Besfort Kosumi anulon golin e skuadrës së Dritës ku sipas tij njëri nga futbollistët e Dritës kishte luajtur me dorë.

Ashtu siç ndodhi në pjesën e parë në fund të saj ndodhi edhe në pjesën e dytë, në minutën e 90 Kreshnik Uka vulos shpresat e Dritës duke shënuar golin përfundimtar të këtij ballafaqimi.

Në javën e ardhshme Drita takohet me Ferizajin në Gjilan./sylejman ismajli/rajonipress/