ARKATANA

Aksioni i KEDS-it: Me duart tona ndihmojmë shkollat

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Aksion Vullnetar i punonjësve të KEDS –KESKO për të ndihmuar shkollat e Regjionit të Anamoravës. Duke e parë gjendjen e jot ë mire të objekteve shkollore në Regjionin e Anamoravës, sot punëtorët e Korporatës së KEDS – KESKO ndërmorën një aksion vullnetar punues në përmirësimin e gjendje së objekteve shkollore në komunën e Dardanës (ish Kamenicë).

Punonjësit e kësaj Korporate së bashku me menaxherët e lartë të saj me shpenzimet e veta, sot pastruan dhe gëlqerosen lokalet e shkollës fillore “Fan S.Noli” në Dardanë.

Shkas i këtij Aksioni punues i punonjësve të KEDSIT, i cili ka moton “Me duart tona”, ishte gjendja jo e lakmueshme e lokaleve shkollore dhe për të ndihmuar sado pak në përmirësimin e saj, planifikuan të bëjnë një ndryshim për të mire të gjendjes në mënyrë që fëmijët tanë të kenë kushte më të mira, një ambient më të mire, më të pastër dhe më miqësor për mësim.

Uji Dea

Kështu u paraqitën punonjësit e KEDSIT në Dardanë gjë kjo që sot ishte pikënisje e aksionit i cili do vazhdojë edhe nëpër shkollat tjera në mënyrë që secili nxënës të ketë kushte më të mira dhe të jenë rehat në klasët e bangat e tyre në shkollë.

Ky është fillimi i Aksionit vullnetar i cili shpresojmë, na thanë përfaqësuesit e KEDSIT, se do na bashkëngjiten e gjithë shoqëria ngase fëmijët tanë janë e ardhmja jonë. Andaj ua kemi borxh t’ua lehtësojmë shkollimin dhe t ua përmirësojmë kushte për nxënien e diturisë./islam osmani/rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.