Poeti gjilanas i njohur si “Kingu i Kosovës” pushton tregun kulturor mbarëshqiptar
Gjilan – Arben Kurteshi një poet e krijues në mërgim po bënë revolucion në jetën kulturore, duke dhënë për lexuesit dhe botën krijuese poezi, tregime e punime nga fusha e kulturës. Poetët më me zë në Shqipëri atë e thërrasin “Kingu i Kosovës”.
I njohur si “Kingu i Kosovës”, poeti e krijuesi Arben Kurteshi që jeton e vepron në Zvicër çdo ditë e më tepër po paraqitët me joshës dhe më i dashur për publikun e shumtë që e ka krijuar në Kosovë, Shqipëri e kudo në diasporë.
Kurteshi të shkruarit poezi e ka hobi dhe dhunti të lindur nga zoti. Ai shkruan orë e qastë, shkruan aty për aty dhe trajton temat aktuale që lidhen nga përditshmëria.
Janë të pakët ata poet që mund të kenë një dhunti çfarë posedon Arben Kurteshi. Si mërgimtarë me një moshë tepër të re ai mishërohet me poezitë mallëngjyese nga kurbeti duke vazhduar tutje dhe duke e avancuar nivelin e poezisë edhe në motive tjera.
Talenti dhe pasioni i madh që ka për poezinë dhe së fundit edhe për tregimin e radhisin Arben Kurteshin ndër poetët më të spikatur dhe më atraktiv në krijimtarinë gjithëshqiptare.
Ai pëlqehet nga të gjithë poetët e Shqipërisë dhe në Kosovë. “Në Kosovë ende ka xhelozi për gjeneratat e reja dhe për talentët, por unë nuk brengosem shumë. Punojë dhe shkruaj për nevojat e mija dhe të lexuesve të mi. Për vlerat e poezisë sime dhe të tregimeve të fundit tashmë kam oferta shumë të avancuara nga botues gjerman. Së shpejti tregimet e mija do të përkthehen edhe në gjermanisht” tregon Arben Kurteshi për rajonipress.
Padyshim që suksesi i Arben Kurteshit në diasporë është edhe sukses i tërë poetëve atje dhe në trojet shqiptare. Kurteshi do të mbetet frymëzues për shumë gjenerata më të reja dhe një udhërrëfyes se si duhet atdheu nga distanca, se si trajtohen e prezantohen problemet dhe përditshmëritë e kombit shqiptar në mërgatë.
Arben Kurteshi me këto cilësi dhe me këtë opus të gjallë e të kapshëm prej krijuesi e poeti mbetet përfaqësuesi më dinjitoz dhe ambasadori më i madh i kulturës shqiptare në diasporë./rajonipress/

