Forumi Rinor i AKR-së mobilizohet në Gjilan
Gjilan – Forumi Rinor i AKR-së në Gjilan po mobilizohet e organizohet çdo ditë e më shumë në Gjilan. Të rinjët po e përkrahin konceptin e ndryshimeve dhe projektin e Behgjet Pacollit për një Kosovë ndryshe ka thënë Aid Berisha.
Në mbledhjen e radhës të Forumit Rinor të AKR-së Dega në Gjilan kemi patur në vizitë nga qendra Kryetarin e Forumit Rinor z. Sami Borovci dhe sekretarin organizativ z. Sytrim Syla të cilët edhe njëherë rikonfirmuan mbështetjen e fuqishme të qendrës për Degën e Forumit Rinor në Gjilan.
Gjatë takimit me të rinjët Gjilanas pati një debat të mirëfilltë dhe interaktiv sa i përket mënyrave se si mund të realizojmë idetë dhe projektet tona si të rinjë, për përgatitjen e kandidatëve potencialë të Forumit Rinor për asambleistë dhe në përgjithësi për të ardhmen e Rinisë Liberale të Kosovës. Gjatë këtij takimi dhe debati të sotshëm edhe njëherë treguam se jemi ndër Forumet më të organizuara në Kosovë. Vazhdojmë tutje së bashku drejt suksesit thuhet në njoftimin e Aid Berisha kryetar i Forumit Rinor ne Gjilan.
Ndryshe sipas tij të rinjët gjilanas po e përqafojnë programin e AKR-së dhe konceptin e Behgjet Pacollit për një Kosovë evropiane dhe të zhvilluar ekonomikisht./rajonipress/


