UBT

Gjilani shënon 22 prillin, me moton “Çdo ditë është Dita e Tokës”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Komuna e Gjilanit së bashku me nxënës dhe me qytetarët e saj, në bashkëpunim me organizatën “Green Art Center”, me aktivitete të ndryshme edhe simbolikisht sot kanë shënuar 22 prillin, Ditën e Tokës, me moton që çdo ditë kalendarike në Gjilan është Ditë e Tokës.

Në fjalën e tij pas mbjelljes simbolike të drunjëve dekorativ në shkollën “Zija Shemsiu”, nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, ka thënë se Gjilani çdo ditë punon në zgjerim të hapësirave të gjelbra dhe në ruajtjen e ambientit.

“Moto “Çdo ditë është Dita e Tokës”, është një mesazh i punës së madhe që bëhet në qeverisjen e udhëhequr nga kryetari Lutfi Haziri, ku për këtë periudhë, ne kemi investuar në hapësira publike, e konkretisht gjelbëruese, sepse nevojë e parë e të gjithë neve është oksigjeni dhe ajri i pastër. Prandaj, duke u nisur nga kjo kemi investuar me prioritet në gjelbërim dhe hapësira gjelbëruese, sikur që një kujdes të veçantë jemi duke i dhënë edhe pastërtisë dhe investimit në pikat kyçe, pastaj pastrimin dhe mirëmbajtjen e qytetit”, ka thënë nënkryetari Kadriu.

Eco Higjiena

Gjithashtu, Kadriu ka bërë hapjen e ekspozitës së tekstilit të veshjeve në sheshin “Agim Ramadani” e punuar nga nxënësit e shkollave në bashkëpunim me Akademinë “Evolution”, të cilët i ka përgëzuar për punën e bërë dhe për idenë kreative të përdorur pikërisht në këtë ditë të rëndësishme për të gjithë.

Ndryshe, në këtë aktivitet, janë dhënë informata për fëmijët dhe nxënësit për rëndësinë e ruajtjes së ambientit dhe shëndetin njëkohësisht, si dhe janë mbjellur drunjë dekorativ./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.