ARKATANA

PDK dhe Zenun Pajaziti, ngjallin shpresën e qytetarëve për ndryshime

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në takimin e sotëm të kryesisë së degës dhe të kryetarëve të nëndegëve të PDK-së në Gjilan, u diskutua për çështje organizative të degës dhe aktivitetet e saj në terren, me ç’rast u caktua agjenda e takimeve intensive nëpër nëndegë.

Çështje preokupuese të degës mbeten defektet e mëdha të qeverisjes komunale në Gjilan, të cilat po e rëndojnë edhe më jetën e qytetarëve si edhe ngulfatja e vet qytetit nga planifikimet e çrregullta urbanistike dhe grumbullimin e projekteve (që po punohen jashtë çdo standardi dhe me cilësi tejet të dobët), për ketë vit zgjedhor vetëm për marketing elektoral të kreut të Komunës z. Haziri.

Hidromorava

Ndërkaq, kryetari i Degës z. Zenun Pajaziti, po vazhdon aktivitetin e tij të komunikimit dhe takimeve me qytetarë. “Gjatë këtyre takimeve ne po i identifikojmë nevojat e qytetarëve, për ta rrumbullaksuar pastaj platformën e PDK-së, e cila do t’i ngjall shpresë qytetarëve tanë, nga pakënaqësitë e shumta të pushtetit aktual në komunë”, ka thënë Pajaziti.

Në këtë relacion, s’do mend se qytetari gjilanas, po i jep mbështetje të fuqishme kësaj fryme për ndryshime në Gjilan, që mund ta sjell vetëm Partia Demokratike e Kosovës në krye me Zenun Pajazitin thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.