ARKATANA

30 milionët shkuan, të zbardhet skema mafio-oligarkike

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Ekspertë të fushës së drejtësisë dhe të ekonomisë, avokatë dhe deputetë të opozitës, njëzëri janë të bindur se drejtësia kosovare nuk do të mund ta ndalë procesin e zhvatjes të 30 milionë eurove nga PTK-ja, pas padisë së ushtruar nga ana e kompanisë “Z- Mobile”, sipas vendimit të Arbitrazhit Ndërkombëtar.

Drejtësia kosovare e pafuqishme ta anulojë gjobën,shkruan gazeta Kosova Sot.

Ekspertë të fushës së drejtësisë dhe të ekonomisë, avokatë dhe deputetë të opozitës, njëzëri janë të bindur se drejtësia kosovare nuk do të mund ta ndalë procesin e zhvatjes të 30 milionë eurove nga PTK-ja, pas padisë së ushtruar nga ana e kompanisë “Z- Mobile”, sipas vendimit të Arbitrazhit Ndërkombëtar.

Gjykata Themelore konfirmon padinë që është bërë për ta ndalur këtë proces të dyshimtë, mashtrues e kriminal, kurse edhe prokuroria shprehet se i ka nisur hetimet. Por, si mundet që PTK-ja t’ia paguajë këto para “Z-Mobile” kur tashmë është hapur proces hetimi, pasi kjo aferë konsiderohet jo vetëm e dyshimtë, por edhe kriminale? Edhe kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, ditë më parë ka deklaruar se do të ndërmarrin veprime për të vërtetuar të gjitha ato pretendime.”Nëse ato dalin të sakta, të jeni të bindur se Prokuroria do të vazhdojë me procedimin e këtij rasti, pavarësisht se kush është i dyshuar dhe kush është i implikuar në këtë rast”, është shprehur ai.

Vendimi i pakthyeshëm

Mobi Casa

Avokati Tomë Gashi tha se prokurori Aleksandër Lumezi, në një takim me mediet, ka deklaruar se do ta hetojnë rastin dhe përgjegjësit e lidhjes së kontratës së dëmshme. Ndërsa, i pyetur se a kanë të drejtë gjykatat e Kosovës që të ndryshojnë vendimet e Arbitrazhit Ndërkombëtar, avokati Tomë Gashi tha se absolutisht kurrë nuk e kanë këtë të drejtë Gjykatat e Kosovës sepse Arbitrazhi është një marrëveshje e palëve që kontesti në vend se të shkojnë në gjykata të rregullta palët duhet të shkojnë në Arbitrazh. “Kurse në rastin e PTK-së është zgjedhur Arbitrazhi i Londrës dhe njëra nga arsyet e hetimit është se të dyja palët janë kompani kosovare, edhe PTK-ja edhe “Z-Mobile”. Pra, nuk ka pasur asnjë arsye që të lihet kompetenca jashtë shtetit të Kosovës nëse kanë probleme juridike apo të çfarëdo natyre tjetër. Duhet që ta mbajnë në mend të gjithë se as Gjykata e Kosovës dhe asnjë gjykatë në botë nuk e kanë mundësinë e ndryshimit të vendimeve të gjykatave të Arbitrazhit. Arbitrazhi është marrëveshje dhe se kështu ka vendosur arbitri, sepse është penallti sikurse në futboll dhe ashtu mbetet vendimi i tillë edhe në arbitrazh, pasi kështu ka vendosur Arbitrazhi”, potencoi avokati Gashi.

Skema kriminale

Analisti Faton Mehmeti tha se ndalimi i procesit të zhvatjes së 30 milionë eurove nga Kompania “Z- Mobile” nga ana e drejtësisë kosovare duket i pamundur për të ndodhur, kjo pasi Gjykata e Arbitrazhit ndërkombëtar është mjaft e vendosur dhe relevante në respektimin e vendimeve të saja nga të gjitha shtetet. “Veç saj, sistemi i drejtësisë vendore çalon edhe mungesa e akteve adekuate për të ndaluar këtë proces”, tha ai. “PTK-ja ka shkelur me qëllim marrëveshjen me kompaninë “Z- Mobile”, vetëm sa për t”i ndarë paratë së bashku në xhepat e oligarkëve. Devollët janë shefa të udhëheqësve institucionalë, prandaj edhe procesi i drejtësisë ndaj kompanisë së tyre është veç formal. Kjo ngase PTK-ja me dhënien e 30 milionëve për kompaninë e Devollëve do të falimentojë, duke i rënë në qafë buxhetit të shtetit që ta financojë”, potencoi ai. Analisti Mehmeti vlerëson se skema kriminale në mes të Devollëve dhe oligarkëve të shtetit po e falimentojnë shtetin për të pasuruar një grup njerëzish. “Veç saj Devollët duhet që të hetohen edhe për miellin e që po e shesin kur dihet që mielli që po e shesin ka dalë të jetë i destinuar për kafshë e jo për njerëz, por deri më sot askush nuk ka dhënë përgjegjësi për këtë gjë”, ka thënë më tej ai. Sipas analistit Mehmeti, vëllezërit Devolli janë zhvatës të shtetit dhe patronë të Kosovës, të cilët duhet të futen në burg për të gjitha të këqijat dhe dëmet e deritashme që i kanë shkaktuar vendit tonë.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.