UBT

Shqiptari shënon gol të bukur në Finlandë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Njazi Kuqi ia ka siguruar një pikë Inter Turkut në Kampionatin Finlandez.

Sulmuesi kosovar, Njazi Kuqi, ka shënuar gol për Inter Turkun në Kampionatin Finlandez, duke ia siguruar një pikë skuadrës së tij ndaj IFK Mariehamn, që barazuan 1:1, shkruan Gazeta Express.

ARKATANA

Kuqi shënoi në minutën e 25’të pas dy tentimeve të njëpasnjëshme, duke barazuar në 1:1 rezultatin, pasi në minutën e dytë kishin shënuar mysafirët përmes, Aleksei Kangaskolkka.

Ky është goli i katërt i Kuqit pas vetëm tre javësh. Pas tri xhirosh, Inter gjendet në pozitën e tretë, me një fitore, një humbje dhe një barazim. /Express/