Bajram Isufi dhe Sami Kadriu, kandidat për zgjedhjet lokale
Gjilan – Në të gjitha këto takime ishte kërkesë qytetare që për zgjedhjet e ardhshme për pushtet lokal këshilltarë të ardhshëm të regjionit të Zhegrës të jenë ish Drejtori i Ndërmarrjes “Eko – higjiena”, altruisti dhe veprimtari i palodhur i sportit dhe jetës politike z.Bajram Isufi dhe ish Drejtori i SHFMU “Agim Ramadani” në Zhegër Sami Kadriu, po ashtu veprimtar i devotshëm i arsimit dhe kulturës në regjionin e Zhegrës me rrethinë.
Në vazhdën e takimeve të rregullta të kryesisë së PDK-së në Zhegër, më datën 20.04.2017 u mbajt takimi i rregullt i kësaj kryesie ku nder të tjera u diskutua edhe për konsolidimin dhe fuqizimin e PDK-së në Zhegër.
Pas shumë takimeve me anëtarësinë e gjerë ishte kërkesë që të caktohen kandidatët për këshilltarë komunal të Asamblesë komunale në Gjilan në zgjedhjet e nëntorit nga radhët e kësaj partie.
Në të gjitha këto takime ishte kërkesë qytetare që për zgjedhjet e ardhshme për pushtet lokal këshilltarë të ardhshëm të regjionit të Zhegrës të jenë ish Drejtori i Ndërmarrjes “Eko higjiena”, aktivisti dhe veprimtari i palodhur i sportit dhe jetës politike z. Bajram Isufi dhe ish Drejtori i SHFMU “Agim Ramadani” në Zhegër Sami Kadriu, po ashtu veprimtar i devotshëm i arsimit dhe kulturës në regjionin e Zhegrës me rrethinë.
Kryesia e PDK-së në Zhegër përkrah fuqishëm kandidimin e Bajram Isufit dhe Sami Kadriut për këshilltarë të asamblesë komunale në Gjilan dhe njëherësh ju uron suksese në punën dhe angazhimin e tyre të mëtejmë për të mirën e qytetarëve të Zhegres me rrethinë thuhet në njoftimin e Ruhan Kurteshit, Kryetar i nëndegës së PDK-së në Zhegër./rajonipress/


