UBT

22 vjet që kur shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkuan bashkim me Kosovën

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Më 1 dhe 2 mars shënohet 22 vjetori i Referendumit për Autonomi Politike e Territoriale, me të drejtë bashkimi me Kosovën, kur u bë deklarimi i shqiptarve të Luginës së Preshevës për dy opcione: për Autonomi (politike e territoriale) në Serbi, dhe për bashkim me Kosovën.

Para 22 vitesh shqiptarët e Luginës së Preshevës në vigjilie të shkatërrimit të përgjakshëm të RSFJ – së me anë të Referendumit u deklaruan për autonomi politike e territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën.

Organizimi i Referendumit të 1 dhe 2 marsit të 1992 ishte dhe mbetet rezultati më i rëndësishëm i dy partive të para politike, PVD dhe PDSH, që dy vite më parë kishin filluar me organizimin e pavarur politik të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Është me rëndësi të theksohet se në Kuvendin për organizimin e Referendumit, së bashku me përfaqësuesit PVD –së dhe PDSH –së, ishin ftuar dhe morën pjesë shumica e delegatëve shqiptarë të Kuvendeve Komunale të Preshevës dhe Bujanocit.

Karakterin gjithpërfshirës Referendumit ia siguroi edhe organizimi i tij jo vetëm në të gjitha vendbanimet e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, por edhe në shumë qytete të Zvicrrës, Gjermanisë dhe shtete tjera evropiane.

Nga distanca 22 vjeçare, sot mund të veçohet rëndësia e madhe e Referendumit jo vetëm se për herë të parë popullata shqiptare e deklaroi publikisht vullnetin e saj politik, por edhe më i rëndësishëm ishte fakti se ky vullnet politik i shprehur në rrethana të shkatërrimit të një sistemi shtetërorë, ofronte opsionet politike për zgjidhjen e statusit të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Eco Higjiena

Gjate vitit 1991- 1992 në tri komunat e Lugines se Presheves: Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë u ngrit kjo iniciativë për formimin e partive politike dhe shoqatave qytetare me motiv për te mbrojtur dhe ngritur zërin e shqiptareve të këtij rajoni. Me 16 shkurt te vitit 1992 në Preshevë u mbajt Kuvendi i përberë prej 96 delegateve të cilet ishin përfaqesues të partive politike dhe të shoqatave të dalura nga shqiptaret e tri komunave : Medvegje, Bujanoc dhe Presheve.

Me shumicë votash u propozua për autonomi teritoriale me te drejtë bashkimi me Kosovën.

Në këtë kuvend u propozuan tre opsione: Autonomi teritoriale-politike, autonomi adiministratvo- kulturore dhe për autonomi territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën.

Me 1 dhe 2 mars te vitit 1992 u organizua Referendumi gjithëshqiptare nga Lugina e Preshevës për këto tri komunat të cekura me larte. Me deklararaten për autonomi territoriale me të drejtë të bashkimit me Kosovën. Iniciativa ishte e popullit që shtypej përdite e më shumë dhe e vetmja menyrë ishte zgjidhja e madhe e referendumit që pati jehonë i cili la gjurmë për të ardhmen si argument demokratik. Mos demokratizimi i Serbise ishte pengese e Referendumit .

Pankartat për ftesë të popullatës u hoqën nga policia serbe, nuk lejoheshin reklamat dhe ftesa e qytetareve ishte pengesë e madhe nga qeveria serbe. U hapen 75 vend votime në shtepia private dhe lokale po ashtu private, dhe per dy ditë dolen në votime qytetaret, pasi ditën e parë u penguan nga policia serbe. Radhet e qytetareve ishin të mëdha për votime. Dolen mbi 46.000 votues. 98 % e popullates iu përgjigjen versionit pozitiv dhe Referendumi u vlersua i sukseshem.

Edhe pse me 12 mars 2001 u nenshkrua teksti i marrveshjes per armëpushim dhe me 7 maj u morr vendimi per çmilitarizimin e UCPMB dhe marrveshja e paqes se Konsulit me 21 maj 2001 nuk u përmbushë në praktikë, nuk u respektua nga ana serbe./express/