ARKATANA

KPF shqyrton pasqyrat financiare të buxhetit komunal

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Është mbajtur mbledhja e katërt e Komitetit për Politikë e Financa, nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal Naim Pira, me që rast janë shqyrtuar disa pika të rendit të ditës, ndër to edhe pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën janar-mars 2017.

Drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik Ibrahim Rama, duke prezantuar pasqyrat financiare, ka thënë se shpenzimet për periudhën 3 mujore të këtij viti kanë qenë 1.921.057 duke përfshirë edhe borxhet e vitit paraprakë.

Krahasuar me shpenzimet e periudhës së njëjtë të vitit të kaluar, Rama tha se ato janë më të ulëta për 48.730 euro.

ARKATANA

Kurse duke folur rreth të hyrave, ai njoftoi se të planifikuara për periudhën janar-mars janë 235.565 euro ndërsa të realizuar 166.848 euro që shprehur në përqindje ky realizim arrin në 72.38 %.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, të hyrat janë më të larta për 3.082 euro apo shprehur në përqindje për 1.83 më të larta. Në këtë mbledhje u debatua edhe për propozim vendimin për shqyrtimin dhe aprovimin e vendimit për ndryshimin e nën zërit buxhetor, propozimin për shqyrtimin dhe aprovimin e plotësim ndryshimit të rregullores për mbrojtjen e Mjedisit në Komunën e Vitisë, propozimi për shqyrtimin dhe aprovimin e plotësim ndryshimit të rregullores për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba, si dhe u dha një informatë mbi përgatitjen e të mbjellave pranverore./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.