FIDANISHTJA

Këshillat nën sundimin politik paralizojnë drejtësinë

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Fakti se Gjyqësori kosovar, por edhe sistemi prokurorial në vazhdimësi ka qenë dhe vazhdon të jetë në qendër të akuzave nga qytetarët e Kosovës, por edhe nga bashkësia ndërkombëtare, flet se KGJK-ja dhe KPK-ja nuk e kanë kryer punën e tyre si duhet dhe në mënyrë efikase.

KGJK-ja e KPK-ja duhet të sigurojnë pavarësinë e sistemit,shkruan gazeta Kosova Sot.
Fakti se Gjyqësori kosovar, por edhe sistemi prokurorial në vazhdimësi ka qenë dhe vazhdon të jetë në qendër të akuzave nga qytetarët e Kosovës, por edhe nga bashkësia ndërkombëtare, flet se KGJK-ja dhe KPK-ja nuk e kanë kryer punën e tyre si duhet dhe në mënyrë efikase.

Ndaj, edhe performanca e këtyre dy këshillave deri më tani lë shumë për të dëshiruar, e veçmas pavarësia e Gjyqësorit dhe Prokurorisë. Ndaj, është shtruar edhe çështja se a i kanë shpëtuar kapjes nga politika këshillat në fjalë apo edhe ata janë të kapur nga kjo e fundit. Sipas analistëve, reformimi i drejtësisë duhet së pari të ketë në thelb bërjen e një trupe të pavarur nga politika për të pasur më pastaj pavarësi të gjyqësorit dhe organit të akuzës. Për këtë dhe atë se a janë mbase edhe KGJK-ja dhe KPK-ja në duart e politikës ditore, po japim në vijim opinionet e njohësve të kësaj fushe.

Arton Demhasaj, nga organizata ‘Çohu’, në një prononcim për Gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se mund të thuhet se politika është përzier në mënyrë të fshehtë në aspektin e përzgjedhjes së njerëzve në KGJK dhe KPK, ose në krye të gjykatave, por, sipas tij, është paksa problematike që të vërtetohet ajo se a janë të kapur KGJK-ja dhe KPK-ja nga politika apo jo,shkruan gazeta Kosova Sot.

ARKATANA

Dikur politikanë, sot krerë të Prokurorisë

Sipas Demhasajt, tendenca ka treguar se gjithmonë partitë politike kanë pasur për synim që njerëzit e vet t’i fusin në KGJK dhe në KPK, që pastaj përmes tyre të arrijnë t’i kontrollojnë gjykatat dhe prokuroritë dhe në një- farë mënyrë të jenë të amnistuar nga hetimet e mundshme për vepra të ndryshme penale. “Por, prapëseprapë po them se kjo është një perceptim ose paragjykim që mund të themi, edhe pse p.sh. në Prokurori të Shtetit kemi Bahri Hysenin që është anëtar i KPK-së, i cili ka qenë anëtar i PDK-së, ka qenë deputet nga radhët e kësaj partie, madje ka udhëhequr Komisionin për legjislacion për një mandat, kështu që ai njeri është politik kështu që nuk mund të themi se s’ ka njerëz që kanë qenë të përfshirë në politikë dhe tash janë pjesë e KPK-së ose rasti tjetër i Sylë Hoxhës, i cili ka udhëhequr me Prokurorinë Themelore në Prizren, ndërsa tani është bërë prokuror special në Prokurorinë Speciale derisa edhe ky ka qenë anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, kështu që janë këto dy figura që mund t’i përmendim si shembull për të treguar se ka individë që kanë qenë të përfshirë në politikë drejtpërsëdrejti dhe tash janë bërë pjesë e strukturave gjyqësore, por me nxjerrë përfundimin se komplet të dy këshillat janë të kapur nga politika është pak problem, ani pse asnjëherë unë personalisht nuk e përjashtoj atë që ka njerëz që kanë qenë të infiltruar, qoftë direkt apo indirekt në politikë dhe që janë futur në drejtësi në mënyrë që më pas në kontroll dhe për të arritur që t’i kontrollojnë si institucione”, ka shtuar ai.

Ndërsa, sa i përket asaj nëse reformimi i drejtësisë duhet së pari të ketë në thelb bërjen e një trupe mbase të pavarur nga politika për të pasur më pastaj pavarësi të Gjyqësorit dhe organit të akuzës, Demhasaj në këtë drejtim thotë se janë dy elemente që matin pavarësinë e drejtësisë çdo kund, ku është që gjyqtarët dhe prokurorët të kenë mandat pak më afatgjatë që pastaj mos të jenë nën ndikimin e frikës, që pasi ta kryejnë mandatin se çfarë do të ndodhë me ta, dhe tjetra, sipas tij, është pavarësia financiare, pasi gjykatat dhe prokuroritë duhet të kenë një pavarësi financiare, që mos të varen nga dikush tjetër. “Elementi i parë, që duhet të caktohet, është që KGJK-ja dhe KPK-ja duhet të kenë pavarësi financiare dhe në momentin kur e gëzojnë këtë, atëherë mundemi edhe të llogaritim se mund t’i hyjmë procesit të reformimit të këtyre dy këshillave dhe po ashtu kemi për të arritur ta bëjmë që gjykatat dhe prokuroritë të jenë të pavarura nga politika”, ta Arton Demhasaj./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.