Kllokoti mban diskutim publik për Planin pesëvjeçar për menaxhim të mbeturinave
Kllokot – Të enjten Komuna e Kllokotit ka mbajtur debat publik për Planin pesëvjeçar për menaxhim të mbeturinave.
Ky plan është punuar në mes Komunës së Kllokotit me Helvetasin Zvicran dhe është paraqitur në mënyrë të detajuar, gjendja ekzistuese e menaxhimit të mbeturinave, vija lineare buxhetore dhe donatorët e jashtëm dhe rishikimi i planit në periudhën pesë vjeçare.
“Është një plan strategjik për Komunën e Kllokotit dhe është e domosdoshme të merret me prioritet nga institucionet e Komunës, në mënyrë që të ngritet vetëdija qytetare dhe të rritet efikasiteti në shërbime” u shpreh Hidajet Ahmeti, Drejtor i administratës së përgjithshme në Kllokot.
Njëkohësisht u shpreh falënderues për mbështetje të vazhdueshme, si në ngritjen e kapaciteteve të stafit, por edhe në projekte të rëndësishme strategjike në fushën e shërbimeve publike./rajonipress/

