Fundamenti

Inaugurimi i Dudiqit në shërbim të propagandës zgjedhore serbe

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Me rastin e inaugurimit te Myftiut të Meshihatit të Serbisë në Novi Pazar, kanë marrë pjesë Reisi nga Bosnja dhe Myftiu Tërnava nga Kosova, i cili përfaqëson këtë institucion fetar me Meslixhet nga Bujanoci dhe Presheva.

Është një karakteristikë se ky inaugurim i të parit të Meshihatit të Serbisë, po bëhet në kohën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, në të cilan garë për deputetë janë kyçur edhe përfaqësuesit e kësaj Bashkësie fetare në koalicion me Partinë Liberale të Çedomir Jovanoviqit.

Deklaratat e Reisit të BIH, për unitet fetar, kanë zgjuar reagimin e menjëhershëm të Nexhmedin Saqipit, kryetar i BIPBM-së, i cili një prononcim të tillë e ka vlerësuar të ulët, të pakuptimtë dhe injorant, ngase thirrja në unitet e këtij Reisi, nuk përkon me realitetin, duke mbjellë farën e përçarjes dhe ndasive fetare edhe ate në emër të kombëtares.

Fundamenti

Nexhmedin Saqipi, më tej konstaton se institucioni i tij, BIPBM-ja, nuk e njeh as reisin e Bosnjës e as të Kosovës e as Dudiqin, të cilët i konsideron si klane, të cilat në jetën fetare janë duke sjell fatkeqësi dhe urrejtje, jo vetëm në shtetet ku veprojnë, por edhe më gjerë në Ballkan.

Gjithashtu, në reagimin e tij kryetari i BIPBM-së, Nexhmedin Saqipi, kërkon nga Dudiqi dhe Tërnava, t’i çojnë duart nga Lugina e Preshevës dhe të pushojnë me manipulimet e tyre rreth organizimit fetar në këto komuna, duke shpreh habinë se si Tërnava merr pjesë në këtë tubim inaugurues kur dihet se ai nuk ka legjitimitet në Kosovë e lëre më ne Serbi/jehonaISLAME/