UBT

LPD uron Kosovën për 6 vjetorin e Pavarësisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Lëvizja e Progresit Demokratik, me rastin e 6 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ua uron institucioneve të saj dhe gjithë shqiptarëve, kudo qofshin ata, Ditën e shtetësisë dhe mëvetësisë së shtetit më të ri në botë.

Po, mbushen 6 vjet pavarësi të Kosovës si shtet, i cili gjithnjë e më shumë po njihet ndërkombëtarisht, po forcohet institucionalisht dhe po gëzon simpatinë e faktorëve ndërkombëtarë për rrugën e saj të drejtë, parimore e progresive.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës i gëzohen zhvillimit dhe përparimit të Kosovës si shtet, duke përkrahur përkujdesjen që po tregon ajo ndaj bashkëkombësve të vetë në Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës.

UBT

Megjithëse rajoni i Luginës së Preshevës edhe më tej vazhdon të mbetet një vend me probleme politike e ekonomike, duke filluar nga pengesat në qarkullimin e lirë ndërkufitar, rreth mosrregullimit me ligj të përdorimit të lirë të simboleve kombëtare, mosrespektimin e Marrëveshjes së Konçulit, militarizimin e sërishëm të rajonit e kështu me radhë.

Për shqiptarët e Luginës së Preshevës, festa e pavarësisë së Kosovës, është një festë që bashkon shqiptarët, ashtu siç i ka bashkuar në luftë dhe paqe, e do t’i bashkoj edhe në të ardhmen rreth realizimit të aspiratave kombëtare, për të cilat u angazhuan dëshmorët e të gjitha kohëve thuhet në urimin e Jonuz Musliut kryetar i LPD-së dhe kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit./rajonipress/