Uji Dea

Kapllani shënon në fitoren e Frankfurtit

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Sulmuesi shqiptar Edmond Kapllani, ka realizuar gol në fitoren shumë të rëndësishme të FSV Frankfurtit ndaj Dresdenit. Ani pse me një futbollist më pak në fushë që nga minuta e nëntë, ku u përjashtua Oumari, Frankfurti në fund fitoi 3:2.

Kapllani realizoi në minutën e 54-të, për të barazuar rezultatin pas golit të Gifos në pjesën e parë. Më pas për vendësit shënuan edhe Epstein dhe Huber, ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi në fund Schuppan i Dresdenit, i cili vetëm se ngushtoi rezultatin në 3:2.

UBT

Kapllani po kalon nëpër një formë shumë të mirë këtë edicion, derisa ky ishte goli i nëntë sezonal për të.