FIDANISHTJA

Qemajl Mustafa: Drejtësia dhunuese (dhe e mjerë) e Kosovës

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Mungesa e guximit dhe e integritetit të Gjykatës në Gjilan i dhunon 39 të akuzuar, me transferim të gjykimit, hiq më afër se në Pejë ka shkruar Qemajl Mustafa.

Në një postim të tij ish kreu i Gjilanit Qemajl Mustafa ndaj të cilit ka nisur gjykimi së bashku me të akuzuarit e tjerë, ka akuzuar sistemin e drejtësisë për qasjen e gabuar dhe të padrejtë ndaj 39 zyrtarëve të Gjilanit.

Postimi i plotë:

Sot u mbajt seanca e parë e shqyrtimit (plotësisht të padrejtë) të rastit të Gjilanit në të cilin jemi akuzuar 39 vetë. Unë si ish kryetar, me rreth 30 zyrtarët nga më të ndershmit dhe me të vyeshmit e komunës dhe me disa nga afaristët e mirë të saj.

Merreni me mend, Gjykata në Gjilan me lehtësi e shkarkon vetën nga ky gjykim, me arsyetim (për mua) krejt të paqëndrueshëm dhe rasti i gjykimit tonë transferohet në Pejë.

Arsyetimi i Gjykatës në Gjilan ishte se të akuzuarit mund të kenë ndikim në trupin gjykues dhe në procesin si tërësi. E pavend, sepse nëse gjyqtari ka dije dhe integritet të bollshëm, ai nuk bie asnjëherë nën ndikimin e askujt.

Askujt në këtë sistem të drejtësisë nuk i intereson nëse 39 të akuzuarit do të maltretohen (kushedi sa herë) me shkuarje e ardhje nga Gjilani në Pejë dhe me shpenzim plotësisht të paarsyeshëm të kohës e të xhepit aq të hollë që sot e kemi.

ARKATANA

Nëse kësaj ia shtojmë administrimin e plogësht të këtij procesi e që është në traditën e keqe të drejtësisë së Kosovës atëherë kjo e vështirëson edhe më shumë punën e të akuzuarve, të familjeve të tyre, por edhe të mbrojtësve.

Sot, po e zëmë, shumica nuk kishin caktuar mbrojtës sepse kushtet materiale i kanë tepër të dobëta (ata ka disa muaj që janë edhe të suspenduar dhe marrin vetëm gjysmën e rrogës) dhe pikërisht për këtë, seanca fillestare u shty për 22 Maj.

Zvarritje krejt e panevojshme për shkak të mos koordinimit të Gjykatës me të pandehurit në mënyrë që sot ta kishte secili mbrojtësin e caktuar nga Gjykata.
Kur e sheh kush (profili i atyre që e kanë ndërtuar aktakuzën), kënd e ka akuzuar, për “krim të organizuar”, të vjen për me e vajtue shoqërinë e Kosovës në çfarë derexhe ka ardhë. Njerëz me dije të kufizuar e me integritet tepër të dyshimtë akuzojnë punëtorët dhe profesionistët më të mirë të komunës së Gjilanit. Për asgjë. E mërzitshme vërtetë por, e përballueshme.

Ajo qe sot me shtoi kurajon ishte disponimi i mirë i të gjithë të akuzuarve të cilët, i takova pas një kohe të gjatë. Ardhja me saktësi në Gjykatë dhe qëndrimi i tyre plotësisht i relaksuar, flisnin për pafajësi totale të tyre.

Dhe, s`kemi rrugë tjetër, përveç dëshmimit të pafajësisë para trupit gjykues për të cilin s`mund të themi gjë tjetër në këtë çast përveç administrimit jo të mirë të fillimit të këtij procesi.

Ne, do të qëndrojmë, ne do të luftojmë me krejt mjetet juridike e demokratike për të drejtën tonë dhe jam i sigurtë që, pas shpalljes së pafajësisë tonë, ne do ta padisim drejtësinë e Kosovës për diskreditimin dhe dëmin e madh e të pariparueshëm që na e ka bërë neve të gjithëve si individë dhe të gjitha familjeve tona ka shkruar Qemajl Mustafa./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.