UBT

Bunjaku fton Perdedajn kundër Haitit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Fanol Perdedaj, mesfushori i Energie Cottbusit, është futbollisti i parë që ka konfirmuar se do ta bartë fanellën e Kosovës në ndeshjen miqësore ndaj Haitit, e cila do të luhet me 5 mars.

Selektori i Kosovës, Albert Bunjaku i ka bërë ftesë mesfushorit të Energie Cottbus, Fanol Perdedajt për ndeshjen miqësore kundër Haitit, e cila do të zhvillohet me 5 mars në Mitrovicë.

Këtë e ka konfirmuar për Express 22 vjeçari, i cili më herët ka luajtur te skuadra e Hertha Berlinit dhe te ekipi danez, Lyngby.

“Alberti më ka ftuar në skuadër për ndeshjen miqësore kundër Haitit. Unë e kam pranuar ftesën dhe me 5 mars do të jem në Kosovës”, ka thënë Perdedaj

“Unë jam nga Kosova dhe jam i lumtur që do të kem mundësi ta përfaqësoj vendin tim”, ka deklaruar Perdedaj, i cili në gjermani krahasohet me Genaro Gattuson.

Mobi Casa

Perdedaj më herët e ka përfaqësuar Gjermaninë. Mesfushori kosovar ka luajtur me ekipin U-19, U20 dhe U-21 të këtij vendi.

Kurse, në sezonin 2011-2013, Perdedaj ka zhvilluar 8 ndeshje me Hertha Berlinin në Bundesligë. Ndërsa, një sezon më herët, 22 vjeçari kishte luajtur 16 takime me Herthan në Bundesliga 2.

Në sezonin 2012-2013, Perdedaj ishte pjesë e ekipit danez Lyngby, me të cilin luajti 22 ndeshje, derisa gjatë afatit të janarit u transferua te ekipi nga Bundesliga 2, Energie Cottbus.

Ndërsa, Albert Bnjaku ka paralajmëruar se me 2 mars do të bëjë publike emrat e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e 5 marsit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.