Shkolla e Bresalcit “Ibrahim Uruqi” e para në shah në nivel të Kosovës
Gjilan – Të mërkurën SH.F.M.U. Ibrahim Uruqi” nga Bresalci, kurorëzoi suksesin duke u shpallur Kampion i Kosovës në Shah. Ishte një garë me shumë rivalitet, 7 shkolla nga rajonet e Kosovës.
“Shkolla jonë u shpall Kampion duke mposhtur shkollat përfaqësuese nga Rahoveci, Drenasi dhe në finale shkollën nga Ferizaji. Ishte një rrugëtim mjaft i gjatë dhe i vështirë deri këtu, së pari Kampion Komunal, Kampion Regjional dhe Kampion Republikan në shah. Ne do ta përfaqësojmë Republikën e Kosovës në Shah në garat Ballkanike që do të mbahen në Mal të Zi. Me respekt dhe falënderime për ju që ndihmuat në këtë sukses nga : Ars. Bashkim Syla, Nxënësit garues Valdrin Murati, Arlind Shala, Adrian Shala, Engjëll Muji, Art Muji, Bleona Muji dhe Rinesa Muji” kanë shkruar zyrtarët e kësaj shkolle./rajonipress/


