FIDANISHTJA

Ujkani lë Shqipërinë për Kosovën

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Portieri Samir Ujkani do të lë Kombëtaren e Shqipërisë për t’iu bashkuar Përfaqësueses së Kosovës. Lajmin e konfirmojnë burime të Arenës pranë përzgjedhësit Albert Bunjaku.

Samir Ujkani është kosovari i dytë që do ta lë Kombëtaren e Shqipërisë për t’i mbrojtur ngjyrat e Përfaqësueses së Kosovës. Pas Loret Sadikut, edhe ‘gardiani’ vushtrrias i ka thënë ‘ok’ përzgjedhësit Albert Bunjaki dhe kështu ai pritet të mbrojë portën e përfaqësueses sonë edhe në ndeshjet miqësore. Kontaktet ndërmjet Bunjakit dhe Ujkanit kanë nisur që prej lejes nga FIFA për zhvillimin e ndeshjeve miqësore ndërkombëtare, ndërsa lajmin për gazetën e konfirmoi një burim pranë përzgjedhësit kosovar.

Sipas tij, Ujkani do të jetë pjesë e Kosovës që në miqësoren e parë ndaj Haitit.

“Bunjaki ka biseduar vazhdimisht me Ujkanin dhe e ka bindur atë që t’i bashkohet Kosovës. Samiri ka pranuar që ta lë Shqipërinë për ne dhe ai do të jetë i pranishëm qysh në ndeshjen e parë të cilën do ta zhvillojmë ndaj Haitit”, u shpreh ai për gazetën Arena.

Në anën tjetër, gazeta gjatë ditës ka provuar të marrë një konfirmim edhe nga ana e Ujkanit, por kontakti me të ka qenë i pamundur.
Vushtrriasi momentalisht është pjesë e Palermos, e cila garon në Serie B. Në aventurën e tij në Itali, ai ka luajtur edhe për Novarën dhe Chievon.

FIDANISHTJA

Ujkani-Kosova, për ‘lidhjen’ shkruan edhe ‘Le Matin’

Konfirmimi i Federatës së Futbollit të Kosovës për takimin ndaj Haitit ka bërë bujë të madhe në mediat evropiane dhe botërore. Në kuadër të publikimit të këtij lajmi, prestigjiozja ‘Le Matin’ ka shkruar pikërisht edhe për Samir Ujkanin. Aty thuhet që përpos tij, Kosovës mund t’i bashkohet edhe futbollisti i Chievos që momentalisht luan për Finlandën, Përparim Hetemaj.

“Ndër lojtarët e ekipit të Kosovës që mund të përfshihen në ndeshjen e parë historike janë portieri Samir Ujkani dhe mesfushori Përparim Hetemaj, të cilët luajnë në Itali për Palermon respektivisht Chievon”, thuhet aty.

Ndryshe, Ujkani është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë që nga viti 2008. Ndërkohë, Hetemaj mbron ngjyrat e Finlandës që nga 2009-shi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.