United Hospital

Klubi Shenjëtarisë pritet të rifilloj garat

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Për shkak të kushteve të vështira dhe pamundësisë për të paguar kuotimin për gara, Klubi i Shenjëtarisë “Jeton Rama” nga Vitia ka ndërprerë garat. Për gjetjen e mundësive që të rinisin aktivitetin dhe zhvillimin e garave, një delegacion i këtij klubi në përbërje Selami Bejta kryetar dhe anëtarët e këtij Klubi Urata Rama, Drilon Ibrahimi e Labinota Rama kanë zhvilluar një takim me kryetarin e komunës Sokol Halitin.

Me këtë rast, kryetari Haliti ka njoftuar ata për përkushtimin që ka në zhvillimin e sportit në komunën e Vitisë dhe mbështetjen që do t`i jap atyre. “Klubi duhet të filloj sa më parë të zhvilloj garat dhe të rinis me ushtrimet. Nuk do të lejojmë që të ndërpriten aktivitetet për shkak të mungesës së mjeteve siç ka ndodhur. Që nesër duhet filluar me procedurat që të bëhen pagesat për gara si për licencimin ashtu edhe kuotimin”, tha kryetari Haliti.

Eco Higjiena

Ai ka premtuar mbështetje të vazhdueshme klubit të shenjëtarisë duke kërkuar nga ata që të vazhdojnë me punë dhe angazhim që rezultatet të mos mungojnë, kurse ana tjetër e përkrahjes i takon institucioneve.

Ndërsa kryetari i këtij klubi Selami Bejta e njoftoj kryetarin Haliti me kushtet e vështira me të cilat është përballur ky klub, ndërsa falënderoi institucionet komunale të Vitisë për zotimet që t`i dalin në ndihmë këtij klubi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.