Hidromorava

“Vllaznia” e Pozharanit shënoi 40 vjetorin e themelimit

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Pozharan – Paksa me vonesë për shkaqe edhe objektive, Klubi futbollistik “Vllaznia” e Pozharanit mbrëmë ka shënuar më një solemnitet rasti 40-vjet të ekzistimit. Që nga themelimi e deri më tani ka kaluar një rrugëtim sa të suksesshëm aq edhe të vështirë, por me rendësi është se ai vazhdon të mbetet aktiv dhe të jetë pjesëmarrëse në garat e ligës ë dytë futbollistike të Kosovës, u tha nga folësit në këtë solemnitet.

Në 40 vjetorin e themelimit të Vllaznisë, kryetari i klubit Shpend Musa, theksoi se do të angazhohet me gjithë potencialin dhe në bashkëpunim me sportdashësit e komunës së Vitisë që të kontribuojnë që Klubi pozharanas të jetë në elitën e klubeve kosovare të ligës së parë të futbollit.

Në këtë ngjarje sportive, ishte i pranishëm edhe zv.trajneri i reprezentacionit të Kosovës Muharrem Sahiti, i cili tha se këtë veprimtari nuk e kanë gjitha klubet kosovare, andaj uroj që ky përvjetor të rezultojë me hyrje në Ligën e parë të Klubit Vllaznia.

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti është shprehur se ajo që është më e rëndësishme për klubin Vllaznia është ruajtja e vazhdimësisë, që e ka ruajtur ky klub.

UBT

Ai rikonfirmoj mbështetjen e organeve komunale që do t`i jepet këtij klubi, për të vazhduar garat në rangë më të lartë, siç është ajo në ligën e parë të Kosovës, pasi që ekipi pozharanas si kampion vjeshtor i ligës së dytë të Kosovës ka gjasa reale që si i pari në tabelë të fiton statusin e skuadrës si anëtare e ligës së parë .

Klubi futbollistik Vllaznia e Pozharanit u themelua në korrik të vitit 1973 dhe kryetar i parë ishte zgjedhur Feriz Pira i cili edhe evokoi kujtime për periudhën e themelimit dhe vështirësitë që e kanë përcjellë klubin ndër vite.

Për punëtorët e dalluar, ata që kanë kontribuar dhe po kontribuojnë që sukseset të mos mungojnë, si dhe disa familjarëve të punëtorëve të dalluar që sot nuk janë në jetë, e që ishin pjesë e klubit si : lojtari i parë dhe kapiteni i parë Ibrahim Kurteshi dhe Beqir Ramiqi që të dy ish lojtarë të këtij klubi udhëheqësit e klubit Vllaznia i nderoi me mirënjohje post mortum ka njoftuar për rajonipress Aziz Zuka./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.