ARKATANA

Haziri pret përfaqësuesit e MAN’it francez, në 21 vjetorin e partneritetit me Gjilanin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur të mërkurën një delegacion të organizatës franceze MAN, në përbërje të Jean Yves Carlen, Jean Marc Muller dhe Marie Betinger.

Haziri, pasi iu uroi mirëseardhje përfaqësuesve të kësaj organizate, i falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Gjilanit, duke thënë se ky takim shënon 21-vjetorin e fillimit të bashkëpunimit të Gjilanit me ta, e që ka pasuar partneriteti me Komunën e Luterbah dhe regjionin e Strasburgut, i cili është formalizuar në vitin 2001.

Haziri dhe përfaqësuesit e MAN’it, në këtë takim kanë vlerësuar lartë kontributin e veprimtarit Ilir Mustafa, i cili, siç tha kryetari Haziri, ka qenë kumbar i integrimit të komunave të Kosovës në Këshillin e Europës.

Mobi Casa

Po ashtu, përfaqësuesi i organizatës franceze MAN, Jean Yves Carlen, i konfirmoi kryetarit Haziri se janë duke punuar që një grup i të rinjve të Këshillit të Veprimit Rinor Lokal (KVRL), në krye me Djellza Selishën, sa më shpejtë ta vizitojë Francën, në një takim me të rinjtë atje për të diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave.

Jean Yves Carlen theksoi se për këtë çështje kanë kërkuar edhe mbështetjen rreth vizave dhe atë financiare nga Ambasada së Francës në Republikën e Kosovës. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.