Fundamenti

Ismaili: Qytetin e Futbollit e kapluan ethet!

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Ethet e derbit filluan prej momentit qe u informuam për takimin që do të zhvillohet ditëve të ardhshme në Çerekfinalen e Kupës së Kosovës me rivalin e përbetuar Gjilanin thotë Besim Ismaili nënkryetar i Dritës.

Ishte një lajm i mirëpritur për nënkryetarin e Klubit Futbollistik Drita, Besim Ismaili, i cili u shpreh tejet i kënaqur me këtë lajm dhe tha se kjo është një mundësi për t`i treguar edhe njëherë Kosovës, rajonit se ka i bie rruga për në kryeqytetin e futbollit.

Ismaili tha se javën e fundit nuk flitet tjetër pos për përplasjen e madhe mes Dritës dhe Gjilanit.”Është një atmosferë që ndodh vetëm gjatë ditëve të festave Kombëtare, ku shihen njerëz me veshje të tifozëve si nga Intelektualët ashtu edhe nga Skifterat, që të bënë të jetosh tërë atë javën nen ethet e derbit të shumë pritur”.

Sipas Ismailit orët e para të asaj dite, një qytet i tërë niset drejt Stadiumit, pasi disa orë para derbit vështirë gjendet vend në shkallët e stërmbushura.

KKVITI

“Stadiumi është i vogël për t’i zënë të gjithë tifozët e interesuar për të përcjellë ndeshjen dhe shumë prej të interesuarve mbesin jashtë. Derbi që mbledh numër rekord shikuesish, zakonisht mbi 10.000 , pa marrë parasysh se në cilën kategori janë dy skuadrat rivale. Ky derbi mban edhe rekordin e pathyeshëm paslufte, kur në finalen e Kupës së Kosovës mes këtyre skuadrave rivale, në Stadiumin e Qytetit në Prishtinë, në 2001 ishin të pranishëm mbi 25.000 shikues tha Ismaili.

Ndryshe sot në lokalet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), është bërë tërheqja e shortit për çerekfinalet e Kupës së Kosovës.

Ndeshja kryesore e këtij rrethi të garave do të zhvillohet në Gjilan, ndërmjet rivalëve të këtij qytetit, Gjilanit dhe Dritës.

Sfidat e këtij rreth luhen nga data 28 shkurt deri me 3 mars dhe janë me sistem eliminimi./rajonipress/