Mihrije Braha jep lajmin e madh
Kënga e re e Mihrije Brahës tashmë është gati dhe do të lansohet brenda ditës së sotme, njofton Klan Kosova.
Lajmin e ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes rrjeteve sociale, duke zbuluar se kënga me titull “Si cigaren e fundit më fike” e që vjen edhe nën shoqërinë e klipit, publikohet sonte.
Mihrija postoi edhe një fotografi me anë të së cilës e bëri të ditur lajmin.


