Fejzullahu shënon dy gola për Djurgardenin
Sulmuesi kosovar Erton Fejzullahu ka shënuar dy golat e fitores për Djurgardenin që mposhti skuadrën tjetër suedeze, Degerfors me rezultatin 2:0. Kjo ndeshje miqësore u zhvillua të dielën.
Fejzullahu 25-vjeçar golin e parë e shënoi në minutën e 17-të, kurse të dytin në minutën e 86-të. Fejzullahu me skuadrën suedeze ka kontratë deri në qershor të vitit 2016.
Ai është pjesë e përfaqësueses së Suedisë me të cilën ka shënuar dy gola në tri paraqitje.

