ARKATANA

De Biasi i mërzitur që nuk po mund ta rikthej Berishën në kombëtare

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gianni de Biasi ka shprehur keqardhje që Besart Berisha nuk do të vazhdojë të luajë për Shqipërinë. Ndërkohë, strategu italian ka thurur lavde për dy portierët kosovar: Etrit Berishën dhe Samir Ujkanin.

Selektori i Shqipërisë, Gianni de Biasi është në kërkim të sulmuesve të cilët luajnë vazhdimisht me ekipet e tyre, por edhe realizojnë gola.

Strategu italian do ta dëshironte në ekip Besart Berishën, i cili po shkëlqen në Australi me skuadrën e Brisbane Roarit.

Por, prishtinasi e ka përjashtuar mundësin e rikthimit në ekipin kuqezi për shkak të largësisë. Ndërsa, De Biasi ka shprehur keqardhje që Berisha nuk do të vazhdojë të luajë për Shqipërinë.

“Më vjen keq. Ai ka shumë forcë, teknikë dhe eksperiencë, ndaj do të na bënte punë. Për fat të keq nuk mund ta kem në dispozicion”, ka thënë De Biasi për gazetën tiranase ‘Panorama Sport’

UBT

Ndërkohë, strategu italian ka lavdëruar dy portierët kosovar: Etrit Berishën dhe Samir Ujkanin.

“Me Etrit Berishën jam jashtë mase shumë i kënaqur. Të luash titullar te Lazio dhe të bësh ato paraqitje që në start do të thotë të jesh shumë i zoti dhe Etriti është. Por jam gjithashtu shumë i kënaqur edhe me Samir Ujkanin që po ecën shumë mirë te Palermo”, ka thënë De Biasi.

De Biasi ka treguar se Shqipëria ende nuk ka asnjë kontakt me Adnan Januzajn. Për Taulant Xhakën ka thënë se mund të luajë si mbrojtës i djathtë, mesfushor krahu apo edhe në qendër. Ka thënë se Xhaka është lojtar me shumë potencial.

Edhe për Loret Sadikun, përzgjedhësi i kuqezinjve ka thënë se mund të luajë si mbrojtës i djathtë e i majtë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.