Lugina – bojkot ose listë të përbashkët për zgjedhjet
Preshevë – Liderët e partive politike të Luginës së Preshevës po shqyrtojnë mundësinë që me një listë të përbashkët të konkurrojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi.
Vendimi për pjesëmarrje ose jo në zgjedhje do të miratohet të shtunën pas një takimi të caktuar mes të gjithë liderëve të partive më të mëdha të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.
Kryetari i Unioni Demokratik Shqiptar, Rahmi Zylfiu ka deklaruar se liderët shqiptar nga Lugina e Preshevës ende nuk kanë qëndrim përfundimtar rreth daljes apo bojkotimit të zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në Serbi me 16 mars, transmeton INA.
“Do të jetë qëndrim i përbashkët i të gjithë partive, nëse dilet në zgjedhje, do të jetë një listë e përbashkët, dhe nëse vendoset që të mos dilet, të gjith do të kenë qëndrim të njëjtë” ka thënë Rahmi Zylfiu.


